Dibra nuk është dhe nuk ka arsye të jetë e djathtë. Fukarrallëku e ka kapur për fyti aq sa është ngritur në majat më të larrta të gjithë historisë. Në asnjë periudhë historike qarku i Dibrës nuk ka qenë kaq i varfër , as në kohë të Zogut , as në të diktaturës , as para e pas Çlirimit. Pikërisht këtë varfëri kanë blerë sekserët politikë për të përmbysur rezultate. “Një votë – një torbë miell “ , ky ka qenë “ slllogani” më rezultativ i PD-së për të blerë atë që kurrë nuk e ka merituar , votën. Se si mund të jetë e djathtë Dibra kur 15 000 familje nga 48 500 gjithsej si qark trajtohen me ndihmë ekonomike?! Si mund të jetë i djathtë qarku i Dibrës kur 75% e familjeve jetojnë në fshatrat e harruara nga qeveria?! Si mund të jetë I djathtë qarku I Dibrës ku jo vetëm buka , por edhe uji është kthyer në legjendë?!
Shpesh flitet për natyrën e ndryshme të zgjedhjeve parlamentare me ato vendore dhe thuhet se në vendoret ka më shumë shpërndarje votash pasi ka më tepër interesa , votuesit votojnë për njerëzit e tyre. Kjo sa i takon votimit për subjektet politike dhe zgjedhjen e këshilltarëve , ndërsa votimi për kryetarët e njësive vendore mendoj se ka të njëjtën peshë me ato parlamentare. Gjithësesi dhe kur votohet për këshillat vendorë , shpërndarja e votës tregon se partitë politike nuk kanë një elektorat të qëndrueshëm.
Kështu 8 maji 2011 në qarkun e Dibrës me 35 njësi vendore, katër bashki e 31 komuna , paraqiti një hartë të re të shpërndarjes së votave, të ndryshme nga ajo e 2007 –ës dhe 2009 -ës. Tanimë PD dhe PS në këtë qark nuk ishin “superfuqitë”e padiskutueshme elektorale.
Kur hedh sytë mbi rezultatet e subjekteve shikon se diku fjala vjen në Peshkopi e Klos udhëheq PD , ndërsa në dy bashkitë e tjera Burrel e Bulqizë udhëheq PS. Por ka dhe njësi vendore ku këto parti nuk janë të parat , por renditen poshtë e rrallë dhe më poshtë se subjekte të tjera. Kështu në komunën Fushë Bulqizë forcë e parë politike ka dalë Partia Demokracia Sociale e ndjekur nga Partia Republikane, në bashkinë Bulqizë kanë ndarë në mënyrë të barabartë nga 2 këshilltarë Partia Socialiste , Partia Demokratike dhe Partia Demokracia Sociale , në Martanesh forcë e parë politike ka dalë PBDNJ , në Trebisht AMIE ( Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian) , në komunën e vogël të Derjanit udhëheq Partia e Ballit Kombëtar , në Komsi PR , në Lis pas Partisë Demokratike renditet Partia Demokracia Sociale , në Gjoricë e Ulëz forcë e parë renditet LSI , në komunën Arras kryeson Partia Socialiste , por vendin e dytë “ duhet ta ndajnë me short” Partia Demokratike dhe Partia Demokracia Sociale pasi kanë numër të barabartë votash , në komunën Zall Dardhë forcë e parë e majtë renditet Partia Demokracia Sociale.
Sipas përcaktimeve në ligj qarku i Dibrës pas zgjedhjeve të 8 majit do të kishte 487 këshilltarë ( 207 në Dibër , 114 në Bulqizë dhe 166 në Mat ) nga 503 këshilltarë që kishte në vitin 2003 dhe 491 në vitin 2007.
Në koalicionin” “Aleanca për Qytetarin” me numër këshilltarësh në qark kryeson PD e ndjekur nga PR , ndërsa në koalicionin “ Aleanca për të Ardhmen” kryeson PS e ndjekur nga PDS.
Por partitë e mëdha “ kanë hyrë në ujë” dukshëm.
Nga 487 këshilltarë Partia Demokratike mori 102 ose 20.94% , PS mori 66 ose 13.55% , të dyja së bashku 168 këshilltarë ose 34.5 % , ndërsa shumica prej 65.5% u takon partive të vogla. Janë 33 subjekte që kanë marrë të paktën 1 këshilltarë dhe bashkë me ta 6 këshilltarë të propozuar nga zgjedhësit.
Partia Socialiste në 16 njësi vendore të qarkut ( 45.77%) ka marrë vetëm nga 1 këshilltar , në 13 njësi ( 37.14%) nga 2 këshilltarë , në 2 njësi nga 3 këshilltarë , në 3 të tjera nga 4 këshilltarë dhe vetëm në njërën , komuna Maqellarë 5 këshilltarë.
Partia demokratike në 7 njësi ( 20%) ka marrë nga 1 këshilltar , në 16 njësi vendore ( 47.77%) ka marrë nga 2 këshilltarë , në 5 njësi ( 14.28%) nga 3 këshilltarë , në 1 njësi 6 këshilltarë , në 4 njësi nga 7 këshilltarë dhe në 1 njësi ( komuna Maqellarë ) ka marrë 8 këshilltarë.
Në asnjërën nga 35 njësitë e qarkut , as Partia Demokratike , as Partia Socialiste nuk kanë marrë shumicën e thjeshtë në këshill , pra nuk mund të marrin vendime e qeverisin pa aleatët.
VOTAT PËR KRYETARË , PARATHËNIE PËR 23 QERSHORIN
Në zgjedhjet e 8 majit konkuruan dy koalicione : Aleanca për Qytetarin” dhe “ Aleanca për të Ardhmen”. Dy grupe forcash politike mbështesnin kandidatët për kryetar , njëkohësisht mblidhnin për vete vota partie.
Në përfundim rezultoi të ketë këtë ndarje mandatesh sipas koalicioneve e subjekteve politike :
-Në Dibër Partia Demokratike fitoi 8 mandate kryetarësh , Partia Socialiste 6 mandate dhe në Lurë fitoi kandidati i pavarur , i cili kishte përballë një kandidat të PD dhe një tjetër të PS.
Në Bulqizë 4 mandate fituan të kandiduarit nga PD , 3 mandate ata të PS dhe një mandat kandidati i LSI , mbështetur nga “ Aleanca për qytetarin” , kandidat ky që në 4 mandate ka qenë kryetar i propozuar nga PSD , mbështetur nga PS.
Në Mat 3 mandate i fitoi “ Aleanca për të Ardhmen ” dhe 9 mandate “ Aleanca për qytetarin”.
Në shkallë qarku “ Aleanca për Qytetarin” fitoi 22 mandate , “ Aleanca për të Ardhmen” 12 mandate dhe një mandat e fitoi kandidati i pavarur . Në krahasim me vitin 2007 në shkallë qarku e majta nga 5 mandate , shkoi në 12 mandate, u rrit me 7 mandate , ndërsa e djathta nga 30 mandate , mori 22 mandate , ose 8 mandate më pak. Diferencën njëshifrore prej një mandati e plotëson kandidati i pavarur në Lurë, i cili në 2007 kandidoi për PD , në 2011 doli i pavarur.
Në shkallë qarku rezultuan 74570 vota të vlefshme për kandidatët për kryetarë. Nga këto 38971 vota i morën kandidatët e Aleancës për Qytetarin , 32358 vota kandidatët e Aleancës për të Ardhmen dhe 3241 vota kandidatët e pavarur apo të partive jashtë koalicioneve. Diferenca mes dy koalicioneve është vetëm 6613 vota. Vetëm votat e LSI në qark po t’i hiqen koalicionit të djathtë e t’i bashkohen koalicionit të majtë , e majta del me më shumë vota.
Në rrethin e Bulqizë kandidatët e djathtë morën gjithsej 8671 vota , të majtët 8382 vota , diferenca 289 vota , por e djathta mandatoi pesë kryetarë , e majta 3 kryetarë .
Mos harrojmë që mandatet janë marrë për një grusht vota .
Në komunë Luzni kandidati i majtë Ali Dernova fitoi me 7 vota , në Zall Reç fitoi kandidati majtë Esat Shehu me 6 vota , në Gurrë fitoi kandidati i djathtë Mustafa Celami me 7 vota , në komunën Arras fitoi kandidati i majtë Sali Tërshalla me 614 vota , kur dy të djathtët kishin njëri , Bekim Krrashi LSI 532 vota dhe tjetri Ferit Alia i pavarur 494 vota, në bashkinë Bulqizë fiton kandidati i djathtë për 148 vota , në komunën Trebisht fiton kandidati i LSI-së për 25 vota , në Komsi fiton kandidati i djathtë me diferencë 53 vota , në komunat Lis e Suç e djathta “ luftoi’ me vetveten , pasi në Lis kandidati zyrtar Agim Selita mori 988 vota , Xhezmi Dika i LZHK – së 892 vota , ndërsa kandidati i Aleancës për të Ardhmen 214 vota. Afërsisht kështu ndodhi dhe në Suç dhe në të dy rastet fitoi kandidati zyrtar i Aleancës për Qytetarin.
Në Dibër e djathta në dy njësi Lurë dhe Arras pati dy kandidatë , njëri kandidat zyrtar i Aleancës për Qytetarin , tjetri i pavarur , në Lurë fitoi i pavaruri , në Arras kandidati i Partisë Socialiste . Në komunën Muhurr pati dhe një kandidat të Partisë për të Drejtat e Njeriut, i cili mori 10 vota “ aksidentale” pasi nuk bëri fushatë pë veten , ato nuk ishin përcaktuese.
Në Mat e djathta në 6 njësi vendore nxorri nga dy kandidatë . Kështu në Xibër , Derjan , Lis dhe Ulëz ishin dhe kandidatët e LZHK, ndërsa në Rukaj dhe Suç 2 kandidatë të pavarur , por që i përkisnin të djathtës.
Në Bulqizë nuk pati “ përzierje” , në të gjitha njësitë konkuruan vetëm nga dy kandidatë.
Ndër veçantitë e këtyre zgjedhjeve mund të përmendim komunën Maqellarë në Dibër , komunë kjo e drejtuar nga Partia Demokratike që në vitin 1992. Por ndërsa në vitin 2007 nga 4904 vota të vlefshme kandidati i PD mori 3207 vota dhe ai i PS 1697 vota duke krijuar një diferencë prej 1510 votash , në vitin 2011 nga 5032 vota të vlefshme , 128 më shumë se në vitin 2007 , kandidati i PD mori 2548 vota , ndërsa i PS mori 2484 vota duke krijuar një diferencë prej 64 votash. Pra PS u rrit brenda një mandati me 787 vota dhe së bashku me rënien e PD me 659 vota ngushtoi diferencën nga 1510 vota në 64 vota , pra me rritje 1446 vota.
Diferenca e vogël numerike midis kandidatëve të djathtë e të majtë dhe fakti që nga 8 maji 2011 kanë kaluar dy vite, ka rrjedhur shumë ujë dhe njësitë vendore janë kthyer thjesht në pagatore administratash e ndihme ekonomike , tregojnë se Dibra nuk është më “ delja e zezë” për të majtën shqiptare në livadhin elektoral të 2013. E majta në Dibër i ka të gjitha mundësitë të përmbysë rezultatin e vitit 2009 në favor të saj, pra 4 me 2.
komplimenta profesor per analizen,dibranet si njerez te mendjes duhet ti tregojne vendin saliut per te gjitha mashtrimet qe u ka bere dibraneve…
Kam lexuar se ne Diber ka nje numer te konsiderueshem familjesh me origjine Kazahre !
Kush ka informacione per kete le ti shkruaj.
Z.Petrit! Dibra eshte e dibraneve dhe nuk duhet te jete kurrsesi peng i askuj,Dibra dhe dibranet jane perdorur keq dibranet dhane bese dhe moren pabesi,ne qarkun e dibres sot gjen varferi deri ne ekstremitet ,dibra e diturise po e ktheje ne analfabete,dibren e mendjes po e drejtojne te pamençurit,dibren e beses po e drejtoje te pabeset,dibren atedhetare po e drejtojne tradhetaret.Po kjo more miku im nuk eshte me shume faji i ketyre qe po drejtojne se ato jane ne te drejten e tyre,me dhimje theme se kjo eshte faji i te majtes sidomos e PS e cila e la Dibren ta qeverisi keta dhe akoma sot ne themi se Dibra na qenka bastion i PD akoma dhe pas tete vjetesh me kete lloj qeverisje ne bojme biseda kafenesh do marrim kaq apo aq deputete.DIbra do dinjitet miku im do pune,do arsim dhe jo universitet ne leter pa mesim.do rrugen e Arberit dhe kush i ben keto do te kete mbeshtetjen e Dibraneve.
Petrit Zili kr PDS , njeriu me i ndershem dhe njeri i statistikave te sakta dhe i shkrimeve te drejtperdrejta per gjendjen e Dibres
Eshte pasuri per Dibren.