Dibra, shifrat e një 23 qershori historik

anazapta

Në disa shkrime  në të nderuarën “Dita” para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013  kemi analizuar e argumentuar me shifra e fakte pse e djathta në Dibër nuk ishte më ajo  “e ditëve të lavdishme” , pse ajo nuk kishte shanse që të merrte katër mandate dhe pse “ Dibra nuk ishte “ delja e zezë” e të majtës shqiptare”. Patëm  dhënë jo vetëm shifra por dhe argumente kokëforta të keqqeverisjes , korrupsionit  galopant , vjedhjes e tjetërsimit të pronës , keqmenaxhimit të investimeve në milona euro për vepra që faktikisht nuk ekzistojnë , anashkalimin dhe të Kontrollit të Lartë të Shtetit duke bllokuar dosjet , talljen me  resurset publike, militantizimin deri në çmenduri të administratës publike duke dhënë për një person disa vende pune e paga apo duke marrë pagën e mos ditur ku e ka vendin e punës , saktësisht duke ia dërguar në shtëpi pagën militantit, emërimin e lodraxhinjve në poste të larta shetërore, përndjekjen e të majtëve , kërcënimet e pushimet nga puna , nivelin e ulët të qeverisjes vendore në institucionet qëndrore në nivel vendor dhe organet e qeverisjes vendore për shkak të nivelit po të ulët të administratës së saj , keqpërdorimin e administratës për fushatë , trusnitë për të votuar partinë demokratike , diskriminimin e të majtëve deri në famëkeqen ndihmë ekonomike apo bursat për fëmijët shkollarë e të tjera të këtij lloji, mosulizimin e qyteteve me ndërtime me e pa leje dhe në oborret e shkollave , ngritjen në kate të pallateve pa u marrë vesh me askënd  etj.

Ndonëse të djathtët nuk lanë gur pa lëvizur e presion pa bërë në fushatë , deri në shtabe të organizuara për të mbledhur kundrejt pagesës kartat e identitetit ,Dibra foli ndryshe me gojën e 23 qershorit.

Në 264 qendrat e votimit me 127231 zgjedhës të regjistruar morën pjesë në votim 76024 zgjedhës ose 59.75%. Nga këto nuk ditën të votonin  dhe prodhuan vota të pavlefshme  1434 zgjedhës për shkak dhe të punës mjaft të pakët sqaruese të Komisionit Qëndror të Zgjedhjve  pasi, si anjëherë në historinë e zgjedhjeve nuk doli qoftë një spot i vetëm për të mësuar zgjedhësit si të votonin dhe pjesa tjetër prej 74590 fletësh rezultuan të vlefshme.  Të ndara sipas koalicioneve rreth 3000 ishte e majta mbi të djathtën në këtë qark , për herë të parë , por jo të fundit , tanimë rruga është shtruar për fitore të njëpasnjëshme , frika u mund . Mandatet u ndanë ën barazim tre me tre , por jo vetëm kaq.

Në shkallë qarku partia demokratike mori 30138 vota ( 40.40% ), partia socialiste 25080 vota(33.62%) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 10032 vota  (13.45%). Partia Socialiste së bashku me LSI , pa aleatët e tjerë , kanë 4974 vota më shumë se Partia Demokratike.

Për të kuptuar më mirë “ tërmetin”, që ka ndodhur në Dibër, i kthehemi vitit 2009 . Në ato zgjedhje partia demokratike së bashku me aleatët kishte 40 265 vota , ndërsa PS me aleatët 22587  , pa LSI-inë,  që ishte koalicion më vete dhe rezultoi me 3989 vota . Diferenca mes dy koalicioneve ishte në atë kohë 17678 vota më shumë e djathta se e majta, ndërsa sot e majta ka kapërcyer të djathtën me rreth 3 000 vota , ndërsa vetëm PS+LSI pa partitë e tjera të koalicionit e kanë mundur keqas. PD këtë herë është mundur me “nokaut”.

Ndëras koalicionin i djathtë ka marrë pikiadën me mbi 20 mijë vota më pak se në 2009 , e majta është rritur po aq dhe kjo rritje është e shëndetshme. Dibra iu bashkua Shqipërisë në Rilindjen e Madhe.

 

Opinion nga Petrit Zili

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *