Didi: Po na sulmon krimi me kollare

redaktor

Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit, Artan Didi, reagon për herë të parë publikisht ndaj akuzave të panumërta të opozitës ndaj uniformave blu. Deklarata u dha menjëherë pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Vlorës në sekuestrimin e 1,5 tonëve drogë që kishte dalë nga fshati Lazarat dhe do trafikohej drejt Italisë, ndërsa u arrestuan dy personat korrierë. Didi zhvilloi edhe një takim me strukturat vendore, të cilat i inkurajoi në luftën kundër krimit dhe trafiqeve dhe që mos tremben nga sulmet e politikës. Madje ai vuri në dukje për interesin e gazetarëve, se armët e betejës ndaj punës së policisë kanë ndryshuar, “nga Kallashnikovi, te krimi me kollare”. Didi tha se Policia e Shtetit ka prioritet luftën ndaj trafiqeve dhe është e vendosur në goditjen e këtij fenomeni që nuk ka lindur sot.

Zoti Didi, a ka një qëllim vizita juaj në Vlorë?

Sot u bёra me dije qё nё orёt e para tё mёngjesit pёr njё operacion tё suksesshёm tё radhёs tё strukturave tё Policisё sё Qarkut Vlorё, sidomos strukturave tё krimit tё organizuar. Ishte njё operacion qё ndiqej prej kohёsh nga kёto struktura dhe u finalizua mёngjesin e sotёm (dje). E pashё tё arsyeshme tё vija kёtu pёr tё pёrshёndetur strukturat e policisё sё qarkut, si dhe pёr t’i inkurajuar nё luftёn ndaj krimit tё organizuar, e sidomos nё atё qё ne kemi prioritet, ndaj trafikut tё lёndёve narkotike.

 Pra jeni fokusuar në luftën ndaj narkotikëve?

Ne jemi gjithmonё tё fokusuar nё realizimin e atyre prioriteteve qё i kemi caktuar vetes pёr tё minimizuar kёtё trafik dhe pёr tё goditur fuqishёm grupet kriminale qё kryejnё veprimtari nё kёtё fushё, kryesisht nё trafikun e lёndёve narkotike.

Ka shumë akuza ndaj Policisë së Shtetit, si e përfshirë apo e inkriminuar bashkë me grupet e trafikut, si rasti i Divjakës. Cili është qëndrimi juaj?

Vёrtet policia punon. Jo gjithmonё ato qё bёrtasin kundёr krimit janё ata qё vёrtetё duan ta luftojnё krimin. Ekziston njё fjalё e urtё popullore, qё thotё se “hajduti bёrtet mё fortë nganjёherё kapeni hajdutin”. Ne nuk do ta ndёrpresim veprimtarinё tonё, nuk do tё tёrhiqemi nga presionet apo nga njё fushatё, qё duket sikur mё tepёr po drejtohet kundёr policisё, sesa kundёr krimit tё organizuar. Ne jemi tё ndёrgjegjshёm, nuk presim qё krimi tani tё na bllokojё, duke na zёnё  rrugёn me automatik. Ka ikur ajo kohё, krimi tani mundohet qё tё dobёsojё punёn e policisё, mundohet qё tё trembё policinё, nёpёrmjet formave tё ndryshme dhe nga kёto forma mund tё jenё dhe dalja me kollare, duke folur kundёr policisё, pasi me fuqinё qё ka tani krimi, ka ndryshuar formёn e tij, del me kollare, apo u vё kollare atyre, qё kёrkon pastaj qё t’ia shtrёngojё atёherё kur atij i duhet.

Unё kam ardhur qё tё konfirmoj dhe njё herё predispozicionin e policisё nё kёtё luftё. Ne jemi aktualisht nё momentet e zbatimit tё planit tё veprimit  pёr tё luftuar kultivimin e bimёve narkotike. Ёshtё njё fazё tepёr delikate, tё cilёn po nuk e kapёn tani nё kёtё kohё dhe po nuk e vumё nёn kontroll, atёherё do tё kemi shumё probleme tё tjera nё muajt nё vazhdim.

Trafiku i drogës mbetet një fenomen shqetësues. Cilat janë masat tuaja ?

Prandaj kemi rreth 2 muaj qё tё gjithё strukturat e policisё janё pёrfshirё nё kёtё fushatё nё zbatim tё kёtij plan veprimi. Janё zhvilluar takime me pushtetin lokal, takime sensibilizuese dhe tani ka ardhur koha e veprimit nё terren, ku nё tё gjithё territorin do tё ushtrohen kontrolle nga strukturat policore dhe do tё vihen para pёrgjegjёsisё ligjore tё gjithё ata qё janё pёrgjegjёs, duke filluar nga kryepleqtё, nga kryetarёt e komunave, qё nuk informojnё policinё, nga inspektorёt e policisё nё zona, qё nuk marrin informacione apo nuk kanё marrё masa pёr tё vёnё nё dijeni strukturat policore pёr tё goditur personat qё kultivojnё apo pёr tё eliminuar procesin e kultuvimit dhe besoj se do ta fitojmё kёtё luftё.

Edhe droga e kapur së fundmi ishte nga Lazarati. A ka ndonjё plan projekti pёr ndёrhyrje nё Lazarat?

Nuk jemi tё sigurtё qё po vjen nga Lazarati, por patjetёr qё kemi njё plan tё mirёpёrgatitur edhe pёr Lazaratin. Por mund tё them qё Lazaratit i mbeti emri, pasi nё vitin 2013 ka pasur dhe Lazarate tё tjera tё cilat nuk janё zёnё nё gojё, por kanё kryer kultvimin e kanё pasur sasira tё mёdha lёndёsh narkotike, kёshtu qё ne nuk jemi fokusuar vetёm tek Lazarati. Lazarati ёshtё njё nga pritoritete tona, por nё kёtё aksion ne po shtrihemi pothuajse nё tё gjithё zonat ku ka informacione qё ёshtё kultivuar nё vitin 2013 dhe ka pasur mbjellje tё bimёve narkotike.

Pra, do tё hyhet mё nё fund nё Lazarat?

Ne nё Lazarat kemi hyrё, policia ёshtё prezente. Jo gjithmonё policia do tё prezantojё anёn represive tё saj. Ne kemi prioritet tё prezantohemi apo t’i pёrqasemi publikut me anёn njerёzore apo humanitare tonёn dhe vetёm kriminelёve, apo atyre qё kryejnё veprimtari kriminale do t’i tregojmё anёn e forcёs dhe anёn represive tё kёtyre strukturave, nuk do tё vonojmё dhe nuk do tё hezitojmё qё ta pёrdorim kёtё dhe nё Lazarat, nё çdo moment qё ne do tё konstatojmё.

Opozita po proteston pёr drogёn dhe ngjarjen e Divjakës ?

Kёto janё forma demokratike, janё forma tё ligjshme tё jetёs demokratike. Unё kam detyrimin qё tё garantoj kёtё protestё pёrderisa i kemi dhёnё leje dhe tё shpresoj qё ajo protestё do tё realizojё atё objektiv qё ka, qё tё sensibilizojё opinionin, tё sensibilizojё pushtetin lokal, tё sensibilizojё dhe strukturat politike qё veprojnё nё terren pёr tё bashkёpunuar me policinё qё tё luftojё kёtё veprimtari kriminale.

 Ngjarja e avionit të Divjakës është një trafik i mirëfilltë, apo ngjarje sporadike dhe a keni informacione nëse kjo tentohet edhe në bregdetin e Vlorës?

Pёr problemin e avionit besoj se dje (të mërkurën) u fol gjerёsisht dhe u dhanё me detaje çdo veprim, çdo hap i operacionit qё ndёrmori policia. Unё dhe herё tё tjera kam thёnё qё pёrderisa hidhet njё pretendim, policia ёshtё e detyruar qё ta vlerёsojё dhe tё fillojё hetimet. Ne po hetojmё nё kёtё drejtim dhe pёr mundёsinё e kryerjes sё kёtij trafiku nёpёrmjet ajrit nё njё kohё tё mёparshme, por dhe nё rast se mund tё ketё  tendenca aktuale.

Si është gjendja e kontrollit të hapësirës detare?

Ne kur kontrollojmё territorin, nuk e kemi fjalёn vetёm pёr tokёn. E kemi fjalёn dhe pёr hapsirёn detare. Strukturat e policisё kufitare janё nё detyrё. Patjetёr qё me mundёsitё qё kemi me mjetet qё kemi, nuk pretendojmё qё tё kontrollojmё çdo metёr tё bregdetit shqiptar, por shifrat e drogёs tё kapur gjatё kёsaj periudhe janё senjifikative dhe tregojnё qё policia ёshtё nё krye tё detyrёs dhe po jep maksimumin e saj, nё raport me mundёsitё logjistike.

Nё kaq muaj, me 12 tonë drogё tё kapura nga Policia e Vlorёs, do tё thotё qё ёshtё rritur prodhimtaria apo ёshtё rritur puna e policisё?

Do tё thotё qё ёshtё rritur puna e policisё.

 Nё lidhje me krimin me kollare qё ju pёrmendёt, a ka hetime nё lidhje me ndonjё tё dyshuar konkret, apo pёr tё prangosur ndonjё kriminel me kollare?

Hetime ka. Gjithё ajo zhurmё qё bёhet, gjithё ajo tёrheqje e vёmendjes, qё na bёhet pёr tё forcuar luftёn kundёr krimit tё organizuar, pёr tё forcuar luftёn kundёr korrupsionit, nё kёtё drejtim shkon.

Share This Article
8 Comments
  • Zoti drejtor i Policise se Shtetit,punen tende mate me opinionin publik jo me ate te krimit me kollare.Po pranuat te mateni nga krimi me kollare beni mire te mos quheni polici e shtetit te shqipareve.
    Kemi 23 vjet ,hidh e prit,nga dy pale gangsteresh qe e moren peng shtetin e shqiptareve dhe vota e shenjteruar e 23 qershorit ishte verdikt i qarte per t’i dhene fund ketij orkestrimi kriminal dhe antikombetar.
    TUNG.

    • Te drejt ka o Lora dhe ky Drejtori,
      Na mbyten Zagaret, Qorri dhe Horri,
      Çuditet Tahiri, çuditet dhe Didi,
      Nga na mbiu ky Tano Karridi?!…

      Kerkon llogari Baroni Hashashit,
      Here i bie Gozhdes, here i bie Dhoges,
      Hë, e prish dot ti Ramë
      Kartelin tim 20 vjeçar te Droges?!…

      • Je i hatashem dhe unik ne komentet e tua,ne vargje.Duket shqeto qe eshte zeja jote me e ndjere ,se proza.
        Pershendetje Neti.

  • Po me kollare i kemi te gjithe, pozite e opozite. Keto batuta duket qe nuk jane miell i qeskes se Didit, kushedi kush ia ka shkruar “hartimin”!

  • o Dido, po te sulmon edhe zevendesi yt qe vajti ne Lazarat dhe tha nuk ka droge. e ne fakt po te sulmon ty dhe te gjithe neve bashke se me demek jemi ne qe nuk jemi ne terezi per gjithe keto vite qe kemi akuzuar Lazaratin. leri llafet po puno se nuk je dhe aq mire sa mendon.

  • Ne qofte se edhe me keto rezultate nuk ju mbushet mendja zagareve te Berishes shume shpejt do te gjenden ne bangen e te akuzuarve.Akoma keto monstra nuk po kuptojne se koha e banditit iku dhe bashke me te shihet qarte edhe mjaullima e qurasheve te cileve per 12 muaj ju jane kapur nje sasi e konsiderushme hashashi,pra nje rezultat per tu pershendetur.Vazhdoni z.Didi beni realitet vendosjen e ligjit per te cilin edhe mbare populli ju votoi.Kelyshet e Saliut le te ciren se populli e di te verteten.

  • Kjo e loje e policis se shtetit.Kane sakrificuar dy militant se gjoja po bajm namin sa per sy e faqe.As edhe nje minut burk nuk do bajn,ne mos i cojn diku neper ambasada.Ja u ndrroj emrin sic bene me ate qe ben ne Berat.Ksaj i thon ti varish ujkut mushkerit e qengjit ne qafe.A u kapen 1700 kg doge ne Itali te kaluar nga dogana Durres kush u arrestue.Po nuk ka then kot poeti i madhe:Shqiptari trashigimtari i vuajtjes e i durimit.Te fundit hoqen turkun,bile iku vete kur u shkatrrue keq nga perandoria Ruse.Po ashtu edhe komunizmi kur kishte dekantuar totalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *