Kreu i Policisë së Shtetit ka kaluar të gjithë efektivët në gatishmëri të plotë. Kryesisht trupën e agjentëve dhe Antiterrorin. Artan Didi ka kërkuar mbledhjen e informacioneve në terren dhe zbulimin e gjurmëve për autorët e atentateve ndaj familjes së ministrit Tahiri. Madje në këtë operacion, agjentët po bashkëpunojnë edhe me homologët e tyre të SHISH-it. Puna është fokusuar në grumbullimin e çdo informacioni që vjen nga qytetarët e zakonshëm, banorët, bizneset apo telefonatat e ndryshme. Gjithashtu mbledhja e të dhënave për personat me potencial të lartë kriminal.
