“E ardhmja ime tashmë është e shkruar. Sezonin e ardhshëm do të luaj tek Atletico Madrid”, ka qenë komenti i lëshuar sot nga sulmuesi spanjoll, të cili i është mbyllur dera nga Chelsea me të cilin u shpall kampion sezonin e kaluar. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja braziliane “Globoesporte”, që i referohet një deklarate të sulmuesi spanjoll me orgjininë nga Brazili.
“Por ka një problem, që është Chelsea, që nuk dëshiron të më lërë të lirë. Por besoj se situata do të zgjidhet kur të rikthehem në Spanjë”, u shpreh sulmuesi spanjoll, që vazhdon të shijojë pushimet në Brazil. Ai është gjobitur nga klubi londinez, pasi nuk është paraqitur në datën e duhur në nisjen e fazës përgatitore me skuadrën e “bluve” por vazhdon të jetë me pushime.

Jelojtari me i mire ne bote