Diego Kosta për sulmin e Milanit

DITA Online

 

Qëllimi i parë për sulmin e Milanit është Alvaro Morata, me të cilin tashmë janë vendosur kontaktet e para.

Emri i dytë, sigurisht jo më pak se vlera e spanjollit, është Andrea Belotti.

Por, ekziston edhe një kandidat i tretë. Siç është raportuar nga “Sky Sport”, ideja e re, që monitorohet nga Milani, e ka emrin Diego Kosta.

Sulmuesi i Chelsea, kampion i ri i Anglisë me Antonio Conten, është kërkuar edhe nga Atletiko Madrid, i cili, në kushtet e bllokimit të merkatos, mund ta blejnë sulmuesin, duke e lënë “Blues” dhe pastaj ta mirëpresin në mes të vitit.

Milani aktualisht nuk ka plane konkrete në këtë drejtim, por po e ndjek nga afër situatën me sulmuesin në fjalë, për të qenë gati t’i bëjë ofertë.

Ndërkohë, Chelsea i ka propozuar Diego Kostës një ofertë për rinovimin e kontratës, e cila do të shqyrtohet nga lojtari para se të marrë një vendim. Siç ndodhi në seancën e fundit të verës, megjithatë, sulmuesi kultivon dhe mbështet idenë e kthimit për të luajtur tek Atletico Madrid.

Protagonisti kryesor i Premier League fituar nga Chelsea, Diego Kosta ka pranuar disa herë se ishte në Angli falë fjalëve të Antonio Konte, i cili gjatë përgatitjes e ka bindur për të qëndruar dhe shijuar një sezon të madh. Dhe kështu ishte.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *