Diell, por temperatura të ulta. Parashikimi i motit për ditën e sotme

J L

Dita e sotme do të jetë me diell mirëpo të pranishme do të jenë temperaturat e ulta.

Kështu, zhvillimi i një qendre anticiklonare në veri të Adriatikut me ndikim edhe në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit sipas MeteoAlb.

Për pasojë kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë gjatë paradites në të gjithë Shqipërinë.

Por pas mesditës, vranësirat largohen duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim jo më shumë se 2 ballë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *