Dielli do ta shkatërrojë Tokën më shpejt nga ç’mendohej

redaktor

Astrofizikantët kanë mundur të llogarisin kohën ku dielli do ta shkatërrojë tokën dhe nuk është një lajm i mirë.

Edhe pse koha kur kjo pritet të ndodhë është 3,5 mld vite larg nga  sot – pa dyshim një kohë shumë  e largët – procesi do të ndodhë shumë shpejt nga ç’mendohej në fillim.

Jillian Scudder, nga Universiteti i Susessx shprehet se dielli bëhet 10 për qind më i shndritshëm çdo 1 mld vjet. Kur dielli të jetë 40 për qind më i ndritshëm, ai do të shkrijë të gjithë akujt dhe do të thithë të gjithë lagështirën nga sipërfaqja e Tokës.

Sipas ‘Business Insider’, dielli mbijeton nga djegia e atomeve të hidrogjenit në atome heliumi në bërthamën e tij.

Ai djeg rreth 600 milionë tonë hidrogjen çdo sekondë, por kur bërthama e Diellit ngopet me këtë helium, ajo zvogëlohet. Kjo shkakton shpërthime të fuqishme, të cilat bëjnë që Dielli të çlirojë më shumë energji. Me pak fjalë, ai do të bëhet më i nxehtë.

“Parashikimet se çfarë do të ndodhë ekzaktësisht me Tokën disa miliardë vjet më vonë teksa Dielli vazhdon të nxehet, është e paqartë. Por ideja është që rritja e nxehtësisë së diellit do të bëjë që një sasi shumë e madhe uji të avullojë nga sipërfaqja dhe të ngecë në  atmosferë. Në këtë pikë uji vepron me efektin serë, duke thithur më tepër nxehtësi, çka e përshpejton më tej avullimin”, shprehet Scudder.

Por, Toka ka të ngjarë të jetë goditur nga një asteroid shumë më parë se të ndodhë kjo.

Share This Article
4 Comments
  • Deri atehere, per nje arsye o nje tjeter, njerezimi do te jete zhdukur me kohe nga Toka. Kete e kane zbuluar shkencetaret e Universitetit te Karamanungjurit te Ulan Batorit ne Mongoli.

  • “Astrofizikantët kanë mundur të llogarisin kohën ku dielli do ta shkatërrojë tokën”-deri këtu nuk ka asgjë të veçantë!!jemi pjesë e gjithësisë tonë dhe duke e ditur se çdo sekondë ndodhin ndryshime,të nivelit të përshkruar më sipër,shpërthime,përplasje,shkatërrime e kështu me radhë,asteridesh,kometash,planetesh,sistemesh diellorë dhe galaktikash dhe me sistemin tonë diellor dhe tokën për pasojë do të ndodhë një ditë!!ndoshta dhe natë!!
    vazhdimi është pak si prej idiotësh-“nuk është një lajm i mirë.”
    parashikimi është 3.5 miliardë vjet dhe “nuk është një lajm i mirë.”do të shkurtohet me 10%,një 10%sh që nuk i hyn në punë askujt!!
    shumë nga ne që shkruajmë sot nuk do ta kapin përfundimin e shekullit!do të kemi shkuar me të shumtët,por ndoshta do të përjetojmë atë që tha xhejn godal para disa ditësh!!ndoshta do të shohim një ndryshim në jetën tonë,në mbipopullimin e tokës dhe në kontributin që japim për shkatërrimin e jetës në të!!këtu përfshihet dhe tona!!
    përfytyroni krahasimin aritmetik 100 vejt ose një shekull me 3.5miliardë minus 10% kur djelli të jetë bërë”nuk është një lajm i mirë.”lajm i keq??
    në jetën e saj toka ka lindur dhe zhdukur miliona specie të ndryshme gjallesash!e vetmia specie,më e veçanta që ka lënë gjurmë,të qëllimshme,mbi këtë planet jemi ne!!homosapiens!
    në krahasim me jetën e tokës ne jemi një specie e re,por në krahasim me imagjinatën,fantazinë tonë,ne do ta mbijetojmë tokën!!
    ky është ndryshimi tonë me kafshët e tjera!!atyre su ha palla se çfarë do të bëjë djelli apo djellevica,sa kanë të hanë jetojnë!!
    ne në vënd që të shohim e të mos shkatërrojmë çdo ditë këtë palnet,shtëpinë tonë,rrimë e mendojmë se çdo të ndodhë në atë kohë që nuk kemi për të egzistuar as në më të mirin e parashikimeve!!

  • …do perfundoj jeta por ne shqiperi s’ka per te pasur paqe deri ne fund. Fjala vjen.. te fundit qe do vdesin do jene gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar. Nje sekonde me pas do te vdese sali berisha. Ne menyre sinkrone me berishen do te vdesin Topalli dhe Basha. Me dy gishta perpjete. Te tjeret perpara se te vdesin, por gjithmone mbas Berishes , do mundohen te kalojne me nje parti tjeter akoma te padjegur. Gjithçka do te jete e kote, por zakoni do te ruhet deri ne çastet e fundit.

  • Pordhe me rigon. Shkencetaret e leshit na paskan llogaritur se dielli do shkaterroje boten pas 3.5 mlrd vitesh.
    Shkaterrimi mund te ndodhi edhe pas x vitesh,ndoshta pikerisht nga dielli, por qe shkencetaret mund ta llogarisin se kur, kjo eshte lavazh truri i paster.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *