Ditën e enjte drejtuesit e festivalit të fundvitit në Televizionin Shqiptar bënë një mbledhje prej së cilës do të vendosnin emrin e prezantueses që do të shoqërojë Enkel Demin gjatë netëve të festivalit. Pas diskutimeve është vendosur që këtë vit prezantimi të jetë Kosovë-Shqipëri dhe tashmë është konfirmuar që do të jetë Diellza Kolgeci. Bukuroshja nga Kosova ditën e djeshme ka mbërritur në Tiranë për të filluar pa humbur kohë me përgatitjet për netët e festivalit. Diellza do t’i lëshojë rrezet e saj, këtë fundvit në Pallatin e Kongreseve.
