Tottenham nuk do të pranojë asnjë ofertë për Eric Dier dhe këmbëngul se mesfushori nuk është në shitje për asnjë çmim.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka identifikuar futbollistin anglez si një nga përforcimet e duhura për “djajtë”, me synimin për t’i besuar fazën mbrojtëse të skuadrës, duke i lënë Paul Pogba më shumë liri veprimi.
Emri i Dier ka qenë në listën e Ed Woodward që në muajin janar, por asnjëherë drejtuesi i United nuk ka mundur të nisë bisedimet me londinezët.
Tottenham nuk do ta shiste mesfushorin e kombëtares angleze, as për 70 milionë euro
Në këto kushte, duke qenë se Dier do të mbetet pjesë e Tottenham, Nemanja Matic i Chelsea është bërë objektivi kryesor në merkato për skuadrën e Mourinho, ndërsa Fabinho i Monaco është një tjetër opsion për mesfushën, atje ku “djajtë” kanë nevojë për dikë që të mbrojë. Braziliani Fabinho mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë dhe të jetë një opsion i mirë sa herë i duhet të pushojë titullarit Antonio Valencia.
