Dëshiron të humbasësh kile të tepërta por ke ankth sa herë mendon të peshohesh? Mos e bëj më, nuk është e nevojshme !
Ideuar nga Attilio Speciani e Luca Speciani, dieta “Gift” sjell një tjetër dietë të veçantë.Objektivi i kësaj diete mbetet eliminimi i kileve të tepërta duke stimuluar metabolizmin që të mesohet me një mënyrë të re jetese.
Nis dietën “Gift” dhe fito supër formë për trupin tënd !
Çështje e metabolizmit- Kjo dietë bazohet mbi aktivizimin e metabolizmit.
Llogarit kaloritë?- Llogaritja e kalorive jo vetëm që mund të përjetohet me stres por mund të ndikojë negativisht për gjëndjen tuaj emocionale. Të kultivosh ketë marrëdhënie me ushqimin, do të thotë të ngadalësosh metabolizmin dhe mund të shoqërohet me ndikimi negative fizikisht si dhe psikologjikisht.
Fillo tani- Mëso të zgjedhësh ushqimin që të sjell përfitime për shikimin tënd. Miell i bardhë, sheqer e makarona të bardha cilësohen si ushqime me nivel të lartë sheqeri. Zëvëndësoji këto ushqime me përbërës me fibra, cereali, fruta dhe perime. Avantazhi është që ndjehesh i lehtë çdo ditë.
Orari i duhur-Përpara se të hash çdo ushqim që gjën përpara, ndalo të mendosh nësë është vërtetë uri apo është emocion për ushqimin për momentin? Dëgjo ndjesitë e tua. Mëngjesi nis me disa gjëra të lehta, sepse sapo zgjoheni keni nevojë për energji. Ushqim lehtësisht të tretshme.
Mënu tip-Mëngjes me një tas me qumësht dhe kafe, dy biskota me mjaltë ose yogurt, cereali osë fruta. Për drekë? Më mirë një sallatë jeshile.
Zgjidh sportin tënd-Liri ndaj ujit që hidraton trupin. Mënyra e jetesës duhet të jetë: dil nga shtëpia, vrapo dhe mëso një sport. Të jesh aktiv ka efekte pozitive në proceset metabolike, stimulon djegjen e energjive fizikisht e psikologjikisht.
