Dieta nuk funksionon? Provoni këtë teknikë dhe do të humbisni 7 herë më shumë kile

Pranvera Kola

Keni provuar shumë dieta dhe asnjëra prej tyre nuk ka funksionuar? Atëherë është koha të ndryshoni dhe të provoni këtë teknikë, ku do të humbisni 7 herë më shumë kilogramë.

Të meditoni është shumë herë më efektive sesa thjeshtë të përpiqeni të hani shëndetshëm. 80 njerëz të përfshirë në një studim nga North Carolina State University, u ndanë në dy grupe. Njëri grup ndoqi një dietë dhe pjesës tjetër iu tha të meditonin. Rezultatet treguan që grupi që meditoi humbi shumë kilogramë gjatë periudhës së eksperimentimit, në raport me grupin tjetër që zgjodhi dietën.

Rezultati ishte befasues pasi grupi i meditimit humbi 7 herë më shumë kilogramë sesa pjesa tjetër që ndoqi rigozorisht dietën ushqimore. Sipas studiuesve kjo është një gjetje shumë e rëndësishme në një kohë që obeziteti është kthyer në një problem botëror.

Mbipesha dhe obeziteti rrisin shumë rrezikun e sëmundjeve kronike, duke përfshirë hipertensionin, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Vitet e fundit, meditimi, i cilësuar si ushqimi i mendjes, që kërkon të fokusoheni në atë çfarë shihni dhe ndieni në atë moment, gjithmonë e më shumë po konsiderohet si një strategji e mirë për heqjen e peshës së padëshirueshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *