Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Dieta për të humbur peshën e tepërt sipas grupit të gjakut A
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Dieta për të humbur peshën e tepërt sipas grupit të gjakut A
Komunitet

Dieta për të humbur peshën e tepërt sipas grupit të gjakut A

anazapta
Published November 26, 2013
Share
SHARE

Shumë sëmundje mund të luftohen edhe nëpërmjet përzgjedhjes së kujdesshme të produkteve ushqimore që konsumojnë gjatë vakteve të përditshme. Edhe në këtë rast grupi i gjakut luan një rol të rëndësishëm në selektimin e ushqimeve që ndihmojnë organizmin që të jetë i shëndetshëm dhe larg sëmundjeve, që janë bërë një problem madhor i shëndetit publik, si pasojë e stilit modern të jetesës. Përkatësia e grupit të gjakut vjen në ndihmë të përzgjedhjes së ushqimeve. Në vijim të shkrimit do të ndalemi konkretisht tek produktet ushqimore që janë të dëmshme të konsumohen nga personat që kanë si grup gjaku A. Në studimin e tij si të ushqehemi drejt sipas grupeve të gjakut, Peter J. Dadamo tregon se organizmi i personave që i përkasin grupit të gjakut A, është shumë i ndjeshëm ndaj produkteve që kanë si bazë mishin, qumështin apo vezët. Konsumi i tepruar i tyre, çon në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, llojeve të ndryshme të kancerit, e kjo për shkak të veçorive të tyre të organizmit. Në vijim do të gjeni detajet e plota rreth kujdesit që duhet të tregojmë në disa prej produkteve ushqimore. Në artikullin e radhës do të vijojë trajtimi i dietës, me 8 grupet e tjera ushqimore që janë të dobishme për të mbajtur organizmin të shëndetshëm dhe larg shumë sëmundjeve.

 

Dieta vegjetariane largon sëmundjet e zemrës e kancerin  

Njerëzit e grupit A kanë nevojë për dietë vegjetariane, e cila përbën një trashëgimi të paraardhësve të tyre agrarë dhe më pak luftarakë. Për një njeri të grupit A, duket një hap shumë i vështirë që të kalojë nga ushqimi tipik i përditshëm me të cilin është mësuar, me mish dhe patate në një diete me proteina soje, drithëra dhe perime. Gjithashtu do ta keni shumë të vështirë që të hiqni dorë nga ushqimet e përpunuara, përderisa qytetërimi ynë modern është kaq i mësuar me to, e me helmet që gjenden në ato ushqime. Është shumë e rëndësishme që për grupin e ndjeshëm A, të konsumohen sa më shumë ushqime të freskëta, organike, të pastra. Kjo sepse grupi A ka prirje për të pësuar sëmundje të zemrës, kancer dhe diabet. Me pak fjalë këto janë rreziqe që mund të keni në jetë, por që nuk është e thënë që të jenë fati juaj. Nëse, ndiqni dietën tuaj do të fuqizoni sistemin tuaj imunitar, dhe do të zvogëloni mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të përmendura më sipër.

 

Dobësimi sipas grupit A

Me dietën e grupit A do të dobësoheni në mënyrën më natyrale. Nëse jeni mësuar që të hani mish, do të humbisni peshë ndoshta  shpejt në fillim, ndërsa do të largoni ushqimet helmuese nga dieta juaj. Nga shumë pikëpamje grupi A është i kundërti i grupit zero. Ndërsa proteinat shtazore shpejtojnë metabolizmin e grupit 0 dhe e bëjnë atë më efektiv, ato kanë veprim të kundërt në grupin A. Ndoshta keni vënë re se kur hani mish të kuq, ndjeni plogështi, dhe më pak energji se sa kur hani proteina bimore. Disa njerëz të grupit A, shfaqin mbajtje uji, ndërsa sistemi i tyre tretës i përpunon me ngadalë ato ushqime të vështira për të. Grupi 0, e djeg mishin si karburant, ndërsa grupi A e depoziton në dhjamë. Shkaku kryesor i këtij ndryshimi është acidi i stomakut, e cila tek grupi A ndodhet në nivele të ulëta. Grupi A e ka të vështirë që të tresë prodhimet e qumështit, të cilat shkaktojnë reagimin e insulinës, një tjetër faktor që rëndon metabolizmin e organizmit. Për më tepër që prodhimet e qumështit janë të pasura me yndyra, të cilat vënë në rrezik zemrën dhe shkaktojnë diabet dhe dhjamosje. Drithërat luajnë rol të përzierë në dietën e grupit A. Njerëzit e këtij grupi mund të hanë drithëra, por duhet ta bëjnë me masë, ndryshe indet e tyre do të kalojnë në gjendje tepër acide.

 

Udhëzuesi se cilat janë ushqimet që bëjnë dëm për grupin A

Çdo grup për nga vlerat ushqyese ndahet në

Shumë i dobishëm – Do të thotë se ushqimi shërben dhe si ilaç

Neutral-  Do të thotë se shërben vetëm si ushqim

I dëmshëm– Në kategorinë i dëmshëm kemi ushqimet që veprojnë si helme

Ushqimet që shkaktojnë shtimin në peshë

Mishi-Tretet me vështirësi, depozitohet si dhjamë

Prodhime qumështi- Shkaktojnë reagimin e insulinës

Fasulet Shkaktojnë reagimin e insulinës, dhe metabolizmin e ulët

Drithërat- Shkaktojnë aciditet në indet, pengojnë djegien e kalorive (kur është në sasi të mëdha)

 

 Ushqimet që ndihmojnë në uljen e peshës

Vajra bimorë- Ndihmojnë në tretjen e ushqimeve, ndalojnë mbajtjen e ujërave

Ushqime të sojës– Ndihmojnë tretjen, përmirësojnë sistemin imunitar, metabolizëm i shpejtë

Perimet– Ndihmojnë metabolizmin

Ananasi  – Rrit lëvizjen e zorrëve duke shtuar djegien e kalorive.

 

1 Mishrat 

Për të pasur dobinë më të madhe në humbjen e peshës, njerëzit që kanë grupin e gjakut A, duhet të heqin nga dietat e tyre të gjitha llojet e mishrave. Për këtë grup nuk ka ndonjë lloj mishi që të jetë shumë i dobishëm. Ndonëse e vështirë në zbatim, duhet të dimë se pavarësisht nga prirja e shoqërisë për më shumë ushqim fastfodi, duhet të jemi të kujdesshëm në dietën që duhet të zgjedhim. Vetëm duke ndjekur këtë rrugë ju do të pakësoni rreziqet për një sërë sëmundjesh siç janë ato të zemrës, apo llojet e ndryshme të kancerit. Natyrisht që do t’ju duhet kohë për të kaluar tërësisht në një dietë vegjetariane. Ju mund të filloni me zëvendësimin e mishit me peshk disa herë gjatë javës. Ose në rastet kur hani mishin duhet të jeni të kujdesshëm që të zgjidhni pjesët më të buta. Mishi është më mirë që të piqet në furrë ose në grillë. Ndalojini plotësisht prodhimet e përpunuara të mishrave si proshuta, sallami etj. Kjo pasi këto të fundit kanë kripëra të natriumit, të cilat mund të shkaktojnë kancer të stomakut, në njerëz me nivel të ulët të acideve të stomakut, siç janë ata të grupit A të gjakut.

Neutralë – Pulë fushe, pulë deti

Të dëmshëm –Beikon, mish qengji, mëlçi nga viçi, pula, deri, mish deleje, thëllëza, mish viçi përfshirë mishin e grirë, rosë, patë, zemër, zabon, fazan, mish derii, mis lepuri, mish gjuetie, veshkë.

 

2 Prodhime deti

Grupi A mund të hajë prodhime të detit 3 deri në 4 herë gjatë javës, por duhet të mos konsumojë peshqit që rriten pranë sipërfaqes, si gjuhëza, sepse përmbajnë një lektinë, e cila mund të acarojë sistemin e tyre tretës. Nëse jeni grua me këtë grup gjaku, me histori të kancerit të gjirit në familjen tuaj, është mirë që të hani kërmij. Kjo pasi kërmijtë kanë një lektinë të fuqishme, që tërheq dhe ngjit qelizat e ndryshuara të grupit A, të dy llojeve më të zakonshme të kancerit të gjirit. Lektinat (një lëndë ngjitëse) në këtë rast neutralizojnë qelizat e sëmura. Prodhimet e detit duhet të jenë të ziera, ose të pjekura që të ruajnë sa më të plota vlerat e tyre ushqimore.

Të dobishme – Salmon, sardele, qiprino, gruper, skubri, bakalaro

Neutralë- Ton, peshkaqen, peshk shpatë

Të dëmshëm – Midhje, havijar, karavidhe, gjuhëza, karkaleca, stridhe, bluefish, salmo i tymosur, këmbë bretkose, kallamar, astako etj.

 

3. Prodhime të qumështit dhe vezë 

Grupi A mund të pranojë sasi të vogla të qumështit të skremuar, por duhet të ndalojë kategorikisht prodhimet nga qumështi i plotë, si dhe të kufizojë konsumin e vezëve, duke ngrënë herë pas here vetëm vezë të prodhimeve organike. Kjo gjë kërkon një farë programi pasi dihet që dieta perëndimore është e mbështetur shumë në konsumin e vezëve, gjalpit, dhe kremit të qumështit që përdoren në ëmbëlsirat,  si biskotat, akulloret, etj. Grupi A duhet të përdorë kosin, gjithashtu qumështi i dhisë është një zëvendësues shumë i mirë ashtu, si edhe qumështi i sojës. Ky grup gjaku nuk mund të tresë pjesën më të madhe të prodhimeve të qumështit për arsyen e thjeshtë se grupi i gjakut, A krijon antitrupa kundër sheqerit kryesor që ndodhet në qumështin e plotë. Njerëzit e grupit A që vuajnë nga alergjitë, apo kanë probleme të frymëmarrjes duhet që të dinë se prodhimet e qumështit e rrisin në mënyrë të dukshme prodhimin e mukusit. Por, Mukusi i tepërt mund të rezultojë i dëmshëm pasi ka shumë baktere që jetojnë gjatë në të. Teprica e mukusit çon medoemos në reaksione alergjike, infeksione, dhe probleme të frymëmarrjes. Kjo është një arsye që duhet t’ju ndërgjegjësojë më tepër për të kufizuar produktet e qumështit.

Shumë të dobishëm– Djathi i sojës, dhe qumështi i sojës

Neutralë– Vezë pule, djathë dhie, djathë i bardhë, qumësht dhie, kos natyral, i ftohtë dhe me fruta, mozarela me pak yndyrë, qumësht dhie, djathë i bardhë.

Të dëmshëm – Gjalp, qumësht i plotë, djathë kaçkavall, krem qumështi, parmezana, graviera.

 

4 Yndyra dhe vajra

Grupi A ka shumë pak nevojë për yndyra që të funksionojë mirë, por një lugë gjelle vaj ulliri në sallatë, ose në zarzavate të ziera apo, të pjekura në avull çdo ditë do të ndihmojë në tretjen dhe jashtëqitjen e këtyre personave. Vaji i ullirit ka gjithashtu veprim shumë pozitiv, në zemrën dhe mund të ulë kolesterinën. Lektina e ullinjve, si dhe e vajit të misrit shkaktojnë probleme në sistemin tretës, si dhe shkaktojnë veprim të kundërt nga vajrat e dobishëm. Vaji i ullirit është shumë herë më i mirë se sa vaji i linit për gatim. Në këtë grup janë shumë të dobishme vaj lini dhe vaj ulliri. Cilësohen si neutralë vaji canolës, ndërsa të dëmshme janë vaji i misrit, pambukut, susamit.

5 Fruta të thata dhe farëra

Farat e kungullit, bajamet, dhe arrat i bëjnë mirë grupit A. Përderisa ky grup konsumon shumë pak proteina shtazore, farërat e bimëve mbulojnë një pjesë të rëndësishme të nevojave të tyre për proteina. Njerëzit me grup gjaku A duhet të hanë shpesh fara, pasi ato kanë një lektinë që ndalon kancerin. Nëse jeni grupi A dhe keni probleme me kolitin, duhet të kufizoni konsumin e gjalpit nga farërat dhe frutat e thata.

Shumë të dobishme – Fistiqe, gjalpë fistik, fara kungulli

Neutralë- Bajame gështenja, arra, margarinë nga lule dielli, susami

Të dëmshme – Arra Brazili

 

6 Mëngjes me brumëra

Grupi A shkon shumë mirë me drithërat, dhe miellrat. Ushqime të cilat mund të konsumohen disa herë gjatë ditës nga njerëzit që kanë këtë grup gjaku. Duhet të preferoni dhe të përzgjidhni ushqimet që bëhen nga miellra të plotë dhe të papërpunuar. Shtoni në dietën tuaj edhe miell soje dhe miell misri. Njerëzit që kanë probleme të shtuara të mukusit, që i detyrohet infeksioneve të shpeshta, apo astmës, duhet të kufizojnë konsumin e grurit, sepse ky i fundit shkakton prodhimin e mukusit në masë. Ata që kanë këtë grup gjaku e që hanë prodhime gruri, duhet të kujdesen që të neutralizojnë gjendjen acide, që ato shkaktojnë me ushqime alkaline (frutat). Këtu, nuk flasim për acidet e stomakut, por për ekuilibrin e acidit alkalin të indeve muskulare. Shumë të dobishëm janë  amarantho, fagopuro. Neutralë konsiderohen kornfleiks, miell misri, miell orizi, oriz, ndërsa të dëmshëm farat e grurit, granola, farina, etj

7 Bukë dhe prodhime miellrash

Në vija të përgjithshme rekomandimet për njerëzit që kanë këtë grup gjaku sa i takon konsumit të bukës dhe miellrave janë të njëjta me ato të brumërave dhe drithërave që përdoren për mëngjesin. Këto ushqime janë në përgjithësi të dobishme për grupin A, por për dikë që ka shumë mukus, dhe është i dhjamosur, është më mirë që të mos hajë shumë bukë gruri. Mielli i sojës dhe ai i orizit janë zëvendësues shumë të mirë. Buka e prodhuar nga grurë i mbirë, është shumë e dobishme edhe për grupin A, sepse lektina e glutenit është shkatërruar gjatë mbirjes dhe rritjes së filizit.

Shumë të dobishme – Bukë nga grurë i porsambirë, kek orizi, bukë nga miell soje.

Neutralë – Bukë nga oriz i paqëruar, bukë misri

Të dëmshme – Bukë nga grurë i fortë, bukë me shumë fara

 

  8 Drithëra dhe brumëra

Grupi A ka një hapësirë të madhe zgjedhjeje nga drithërat dhe brumërat. Këto ushqime janë burime të shkëlqyera për proteinat bimore, pasi mund të japin shumë elementë të ushqyeshëm të cilat trupi nuk mund t’i gjejë tek proteinat shtazore. Shmanguni prodhimeve të përpunuara, si për shembull ushqimeve të ngrira të gatshme me salca, apo përzierje me oriz dhe zarzavate. Bëni vetë kek dhe brumëra, ziejeni vetë orizin, por mos harroni preferoni sa më shumë prodhime organike.

Shumë të dobishëm- Miell orizi, miell sikali, miell fagapuro

Neutralë– Kuskus, miell krithari, miell nga grurë i mbirë, nga grurë i fortë, oriz, oriz i egër

Të dëmshëm– Miell i bardhë, miell nga spinaqi etj.

 

anazapta November 26, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
22 Comments
  • Bocari says:
    November 26, 2013 at 9:38 pm

    edhe miell nga spinaqi skisha degjuar….

    Reply
    • gerti says:
      November 27, 2013 at 11:07 am

      Po me po ka edhe miell spinaqi\

      Reply
  • tema says:
    November 27, 2013 at 9:46 am

    Une jam grupi A +. Me ka qelluar te preferoj pikerisht ato qe te demtojne.

    Reply
  • myfit hima says:
    January 19, 2014 at 10:55 pm

    Une jam grupi A+ . Nuk mundem te rri pa ngrene mish

    Reply
    • E says:
      June 12, 2018 at 3:30 pm

      Ndoshta do te bente me more nese do mundoje ta kufizoje jo mos ta perdorje fare produktet si mishin

      Reply
    • E says:
      June 12, 2018 at 3:37 pm

      Ndoshta duhet ta kufizosh sasine e mishiti dhe te mundohesh te konsumosh me pak

      Reply
  • Beni moci says:
    March 20, 2014 at 6:10 am

    Kam nje problem te madh qe konsumoje mish jashte normave te lejuara dhe sot po e marr vesh qe sasia e tepert e konsumuar e mishit eshte e demshme . sot mora nje leksion te mire.

    Reply
  • Veledin Cumani says:
    April 27, 2014 at 7:05 am

    Jam Grupi A+ I lexova keshillat t’uaja, jo se nuk me pelqyen , por desha te shtoj se nuk e kuptoj dote te ulurit ne tavoline pa mish,pa djath, pa veze…..Une jam megjitmend i shendosh, por nuk ndihej asgje, jam si djal i ri, nuk mbaj as me te vogelin periz, ushqehem , normal…..kam hiper tensjon te cilen e kuruje ne menyre te rregullt, te gjithe ne kemi vuajtur nga hiper tensjoni……

    Reply
    • albana says:
      November 3, 2014 at 5:46 pm

      un mendoj se krejt qa ka shkru esht rreten e madhe se une e di se voja mishi edhe krejt senet qe i permeni jan shum te nevojshme po mos i ngoni

      Reply
    • NAIM says:
      June 17, 2015 at 6:15 pm

      une para pese 5 vitesh nderpreva mishin, specat ,domatet, mazen e qumshtit ,qumshtin , kufizova produktet e grurit , shtova vitamininen “c“ magdanozin , lulelakren ,kikitrikat ,sojen dhe automatikisht nga 124 kg shkova ne 102 kg imuniteti u rrit 300 %, ETJ ETJ STRESIN FILLOVA TA MENAGJOJ ME SUKSES ETJETJ.! DHE ARSYESHEM FILLOVA TI KUPTOJ NJEREZIT SE JAN TE INSTALUAR APO MONTUAR JASHTA VULLNETIT TE TYRE GJE QE FILLOVA TI ARSYETOJ ME DREJT SE PARA TE INFORMOHESHA LIDHJE ME GRUPET E GJAKUT! KU VERTETOVA SE GJITH NJEREZIMI JAN VELLEZER ! DHE KAN NJE PREJARDHJE ! ETJ ETJ

      Reply
  • teodor says:
    June 5, 2014 at 10:20 pm

    Eshte kenaqesi qe meson ato qe nuk i dime , problemi eshte qe keto elemente qe jane te dobis
    hem te arrijme tu japim vendin e duhur ne menune ditore , dhe ju siguroj qe kjo eshte nje pune e madhe sepse ka ne thelb ndryshimin e nje menyre te ushqyeri qe pavarsisht se jo e rregullt na e kane servirur qe ne vogeli

    Reply
  • DADA says:
    October 16, 2014 at 7:24 pm

    UN JAM A- SINQERIT SME PLQ FARE KJO QE LEX M MOIR SE KISHA LEX

    Reply
  • GAZI,DR says:
    February 4, 2015 at 11:42 pm

    faleminderit atyre qe meren me punen e shendetit, edhe une jam me grupin A dhe kohet e fundit qe lashe pak aktivitetin fizik i jam dhen shum pas ketyre ushqimeve qe lexova me siper dhe ndihem shume keq.

    Reply
    • NAIM says:
      June 17, 2015 at 6:17 pm

      mos shpif !

      Reply
  • manuela vokopola says:
    May 2, 2015 at 8:58 am

    Ju falenderoj per informacionin edhe pse u befasova pak..Jam me grupin e gjakut A shumica e ushqimeve, ishin te preferuarat e mia si{karkalecat,parmixhano, arra braziliane, qumeshti,mishi i pules,djathi etj}.por une bej kujdes e keto ushqime i ha 1 here ne jave.Kam nje peshe normale ne porpocion me gjatesine dhe nuk vuaj nga ndonje semundje. Pyes .A do te ishte mire, qe keto ushqime, qe bejne dem, te mos i konsumonim fare ,apo ti perdorim ne menyre te moderuar e me kujdes?kam lexuar se te gjitha ato ushqime permbajne vitamina shume te dobishme, per lekuren.kockat,dhembet,floket etj. Ju faleminderit.

    Reply
  • NAIM says:
    June 17, 2015 at 6:17 pm

    une para pese 5 vitesh nderpreva mishin, specat ,domatet, mazen e qumshtit ,qumshtin , kufizova produktet e grurit , shtova vitamininen “c“ magdanozin , lulelakren ,kikitrikat ,sojen dhe automatikisht nga 124 kg shkova ne 102 kg imuniteti u rrit 300 %, ETJ ETJ STRESIN FILLOVA TA MENAGJOJ ME SUKSES ETJETJ.! DHE ARSYESHEM FILLOVA TI KUPTOJ NJEREZIT SE JAN TE INSTALUAR APO MONTUAR JASHTA VULLNETIT TE TYRE GJE QE FILLOVA TI ARSYETOJ ME DREJT SE PARA TE INFORMOHESHA LIDHJE ME GRUPET E GJAKUT! KU VERTETOVA SE GJITH NJEREZIMI JAN VELLEZER ! DHE KAN NJE PREJARDHJE ! ETJ ETJ

    Reply
  • matilda cela says:
    November 10, 2015 at 6:20 pm

    Doja te dija nje djete ditore si duhet qe te ulim peshe
    .

    Reply
  • Elisabeta says:
    December 9, 2015 at 1:54 pm

    JAM E GRUPIT A+…. SH FLM PER INFORMACIONIN E SHENDETIT..!!!! RESPEKTE..!!!

    Reply
  • Anjeza says:
    January 7, 2016 at 11:45 am

    Po un qe jam grupi A+ dhe nuk e ha fare mishin dhe se fundmi kam filluar te mos ha edhe pulen nuk me pelqen. dhe jam 14 kg mbi peshe . Kjo vjen si pasoje e embelsirave dhe brumnrave se nuk ka mundesi tjeter?

    Reply
  • Adi says:
    June 22, 2018 at 2:32 pm

    Përshëndetje, unë jam grupi A dhe kam plotësisht dakord me këto që keni shkruar. Gjithmonë e kam ndier se stomaku im ka aciditet të ulët, ndaj shumicën e ushqimeve të yndyrshme e shoqëroj më shumë leng limoni. Gjith ashtu qumështi i lopës më shkakton një gjendje të fikëti, marramendjeje dhe të përzierash. … e shumë e shumë gjëra të tjera të cilat tashmë i kam të qarta. Ju faleminderit për informacionin shumë të vlefshëm

    Reply
  • Mance says:
    October 1, 2019 at 9:54 am

    pershendetje! una ha cdo lloj ushqimi dhe peshen trupopre e ka njeso qe prej 30 vitesh

    Reply
  • sumeja says:
    February 5, 2021 at 9:33 pm

    Deshiroj te dopsohem per 1 muaj ti humbas 15 kg peshoj 95 kg

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?