Vargje dashurie

Dita

1-Puthja

Ngrihej mal Cezari,
mbi gjithë gjeneralët,
po kur puthte miken,
s’ish më me të gjallët!

Eh-ç’mundim i gjori,
gjeneral’ i ndritur,
vdiste aq i lumtur,
ngjallej i mërzitur!

 

2-Ylli im Polar

Kur ma kap shpirtin mërzia,
të kërkoj veç Ty,
vetëm Ti brengat e mia,
m’i heq me magji.

Dhe kur ndihem i trishtuar,
vij e ty të marr,
je në Botën e trazuar,
Ylli im Polar.

Ylli im që s’ke të shuar,
rrugën ma ndriço,
shpirt i lodhur-i lënduar,
një dritëz e do.

Që nga dita që të dua,
nuk ndjej më vetmi,
s’e kuptoj se ç’je për mua,
Zot-apo njeri?!

 

3-Magji e pafund
Në krevat të butë,
lakuriq të gjeta,
pleksur këmbët tona,
si katër gërsheta.

Duart si në ethe,
dridhen nëpër gjinj,
buza herë thith buzën,
herë puth sytë e zinj.

Në krevat të butë,
pa pirë-por të dehur,
thellë-në mes të këmbëve,
pret një çark i ngrehur.

Në krevat të butë,
tani s’ka më naze,
rrahim gjokset-rrahim,
me duf e tallaze.

Në krevat të butë,
magji e pafund,
puthmë-mike-puthmë,
ku do e ku mund.

Nga krevati i butë,
u arratis gjumi,
ti rënkon si deti,
unë gjëmoj si lumi.

 

4-Digjem ngadalë

O sy i menduar,
o buzë me muzikë,
té rri me ty vetëm,
kam frikë,oh-sa frikë!

Të rri me ty vetëm,
sa dua të rri,
po kam frikë mos bie,
prapë në dashuri!

Ndaj të shoh,
kaq rrallë,
dhe digjem,
ngadalë…

 

Prill 1987

Share This Article
3 Comments
  • C’thua mor zotri?!
    (Ne po mbledhim arme!)
    Behet dashuri
    Neper bum,e bam?!..

    Lirikat e tua,
    Gati shkuar mjaltin!
    O Ben sot s’i dua
    Pa marrur xhevapin :

    ” Ajo Gjeja… ngordhi
    Ama,prej verteti!..”
    Ndryshe t’a harrojme
    C’ish, a c’eshte lezeti…

  • Ne vargjet e tua ,gjej shpresen e humbur,guximin e vrare dhe fatin e braktisur.Ne vargjet e tua me ringjallet shpresa,se pas cdo furtune do lind e verteta,ajo e vertet nga vrasesit varrosur qe cirren cdo dite armet te rrokim.Por do vi dita te gjykohet e verteta se sa do pas gishtit te fshihesh ajo kelthet aty ne vargjet e tua.BRAVO O BEN TE LUMTE PENA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *