Digjen dy makinat e kryetarit të shkarkuar të Gjykatës në Elbasan

redaktor

Dy makina janë shkrumbuar nga flakët në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22.00 mbrëmjen e së premtes.

Dyshohet se makinat janë të dyja në pronësi të ish-kryetarit të gjykatës A.V.

Deri më tani dyshohet se të dy makinave zjarri u është vënë qëllimisht pasi automjetet kanë qenë larg njëra tjetrës.

A.V në nëntor të vitit që lamë pas u shkarkua prej Vetingut nga detyra si gjykatës, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti parregullsi në të kaluarën e tij dhe probleme të theksuara me pasurinë.

 

e.k. / dita

Share This Article
5 Comments
  • Me vjen keq te nderuar spektatore,por ky ish gjykates ka qene pjese e MAFIAs,,Ky ka liruar nga burgu banden e Durresit,ka tjetersuar pronat ne bregdet,i fali Janullatosit ndertesen ku u mblodh KONGRESI I ELBASANIT.Dy vetura per kete jane dy qime b, por vlen si akt demostrativ per klyshin e Plepave te Saliut

  • Kjo tregon se vec pensionistet dhe njerezit e mire qe enderrojne me kot shtetin ligjor tremben nga gogoli i Surelit.
    Krimi nuk pjerdh fare.
    Jo vetëm dilka nga karantina po paska kohën dhe qetësinë organizon dhe atentate

  • lato @…….
    Keta rrugace te plepave nuk jane vetem te Saliut ,por jane te te dyve Sali plus Rame . Besoj se kam te drejte ,katovicaret e Ramiz Alise e prune drejtesine ne kete gjendje te mjerueshme , me stilin tash te njohur , ne na lini rehat per vjedhjet tona dhe ne ju leme rehat vidhni te pa perkrahurit ,ja kane kaluar dhe te atit te tyre shpirteror Enver . .Kane terhequr zvarre te pa fajshmit ,te vobektit , fukarenjte ,prit se eshte fillimi ,zoti nuk harron as edhe nje here i dashur , por vonon .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *