Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës, në njësinë administrative Ulëz.
Mësohet se dy makinat janë në pronësi të kryetares së degës së PD në Ulëz, Gjelina Kalthi, e cila është njëkohësisht edhe administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat.
Automjetet janë shkrumbuar nga flakët pranë banesës së saj. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Kryetarja e PD-së në Ulëz e cilësoi ngjarjen si sulm politik, ku shtoi se pas kësaj ngjarjeje, ajo dhe familja e saj ndihen të rrezikuar për jetën.
“Pasi mbaruam mbledhjen u nisem drejt Ulzës në njësinë administrative Baz pa arrit në Ulëz në bashkësinë e Matit jam ndalur me bashkëshortin dhe kemi darkuar te një kushëri i imi. Rreth orës 12 të natës kemi shkuar në shtëpi në Ulëz dhe para pallatit parkuam makinat si gjithmonë. Aty na bëri përshtypje që para pallatit nuk kishte asnjë makine të parkuar. Kjo na bën të mendojmë që është një skenar përgatitur politikisht dhe ndihemi të rrezikuar për jetën”, tha ajo.

j.l./ dita

Sebebi si ne Rachistag ( Hitleri kunder çifuteve).
me siguri ka ardhe edi rama dhe i ka vene flaken.shiko moj zogu,kujt i ke shkelur ne kallo.jane dy makina dhe jo nje.
Hidhjani fajin Rames! Eshte e lehte fare! Kjo do t’a kenaqi shume lulziun, pa lere sa do te gezohet shpurra e tij. Me i madhi gezim do te jete i shaliut…dhe i monës.
“Perralla nga e kaluara” ,serial nga salderrberisha !
Monstra e shpellave duke ngrene njeri tjetrin per mbijetese.
nje …katundare me dy….makinaaaa….. vetem se eshte e celules se…..pd-se !?!?!?