Në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë ka ndodhur një ngjarje e pazakonshme. Janë djegur katër autobusë të një kompanie udhëtimesh.
Përveç tjerash, ka marrë lëndime edhe një person. Ai është djali i pronarit, i cili në 3 të mëngjesit ka shkuar për të fikur zjarrin, raporton lajmi.net
“Në periferi të qytetit, janë djegur katër autobus të një kompanie që kanë qenë të parkuar në atë zonë. Nuk ka ende dyshime konkrete e as të dyshuar, po pritet ekspertiza që del sot dhe pastaj vazhdohet me hetimet”, thotë policia.
