Prej 20 ditësh, banorët e fshatit Derje në Tiranë po përballen me ankthin se shtëpitë e tyre mund të digjen. Në fshati që ndodhet në komunën Shëngjergj të Tiranës prej më se dy javësh janë djegur të paktën 10 shtëpi private.
Policia ka kryer ekspertimet e nevojshme dhe ka dalë në përfundimin se zjarret kanë qenë të qëllimshme, por nuk ka identifikuar ende ndonjë autor.
Zjarret, që ndizeshin gjatë mesditës, kanë nisur që në datën 27 nëntor, ndërsa shtëpia e fundit është djegur të premten e javës së shkuar, raporton News 24. Të alarmuar, banorët e Derjes kanë kërkuar që të gjendet fajtori, pasi jetojnë çdo ditë me frikën e zjarrit.
Banorët të cilëve deri tani u janë djegur shtëpitë
1. Mexhit Masha
2. Bukurie Balliu
3. Ymer Puka
4. Xhelal Pyka
5. Hasan Pyka
6. Refat Pyka
7. Zyber Dinga
8. Nezir Dinga
9. Haxhire Lupja
10. Bilal Musa