Persona të paidentifikuar kanë djegur 4 regjistrat e një shkolle 9-vjeçare në Laç. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në lagjen nr 3, ku autorët e krimit kanë thyer derën për tu futur në godinë.
Me të njëjtën formë ata janë futur në sallën ku mbaheshin regjistrat e shkollës dhe i kanë djegur.
Policia dyshon se autorët mund të jenë nxënës të shkollës, të cilët kanë pasur probleme me ndjekjen e saj.
