Tre automjete janë përfshirë nga flakët në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Policia bëri me dije se mjetet e djegura pranë një diskoje, janë një furistradë, një mjet tip BMW dhe një furgon.
Sipas komunikatës, nga hetimet e kryera dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht për shkak të problemeve teknike të motorit të njërit prej mjeteve e llojit BMW.
Policia sqaron se në momentin që janë shfaqur shkëndijat e para në automjet ka qenë vetë prezent pronari i automjetit, i cili më pas ka njoftuar zjarrfikëset. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ngjarje aksidentale. /Dita/
