Një zjarr i madh ka rënë brenda një pallati në Vlorë, ndërsa nga dëshmitë e qytetarëve thuhet se i përket këngëtares së njohur, Poni.
Ngjarja është regjistruar tek ‘Aleksandria’ në Vlorë. JOQ raporton se pavarësisht faktit se qytetarët kanë lajmëruar zjarrfikësen, ata nuk kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
“Përshëndetje JOQ! Shtëpia e Ponit në Vlorë ka marrë flakë por ajo nuk jeton aty, publikojeni që ta marri vesh të paktën se iu bë banesa shkrumb e hi. Unë këtu banoj përballë dhe e kam parë disa herë që frekuenton apartamentin prandaj them është e saja” pohon një qytetare.
Ndërkohë, nuk dihet nëse shtëpia i përket këngëtares Poni, apo një dikujt tjetër, ndërsa pritet deklarata zyrtare e policisë.

E Ponit apo jo e saj, kjo konsiderohet tragjedi! Njerezit nuk kane se pse te kategorizohen! Une kete kengetare nuk e njo dhe se kam degjuar ndonjehere te kendoje, por per mua njerezit jane te gjithe njesoj!