Digjet banesa në Shkodër, shpëtojnë mrekullisht fëmijët

Leda Hysa

Një shtëpi private në afërsi të shkollës së mesme “Oso Kuka” në Shkodër është djegur.

Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit askush nuk ishte brenda pasi dy fëmijët sapo ishin nisur në shkollë dhe nëna e tyre ndodhej jashtë.

Zjarri mendohet se ka ardhur nga një pakujdesi duke qenë se  e zonja e shtëpisë mund të ketë harruar ndonjë prej pajisjeve elektrike ndezur.

Tre zjarrfikëse dhe dhjetëra efektivë janë në vendngjarje për të shuar flakët.

Shtëpia është djegur e gjitha në 3 dhomat e saj.

Një grua në moshë të re kishte me qira banesën dhe fatmirësisht të gjithë familjarët kanë shpëtuar, por vështirësia për të do të jetë e madhe duke qenë se banesa nuk i përket dikujt tjetër.

Zjarrfikëset po ndërhyjnë nga të gjitha anët e shtëpisë për të shuar flakët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *