Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij, pas rënies së një zjarri. 82 vjeçari A. Spaho ka humbur jetën pas asfiksisë.
Dyshohet se i moshuari vuante nga sëmundje mendore dhe jetonte i vetëm në banesë në lagjen numër 2 të Korçës.
Policia nisi hetimet dhe u ngrit grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes. /Dita/
