Një i moshuar ka humbur jetën pasi është djegur brenda banesës së tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur këtë të premte, në lagjen Nr.10 në afërsi të shkollës “Hajdar Dushi”.
“Është djegur në banesë shtetasi S.B. 80 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Forcat e Policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”,- njofton policia
