Digjet flamuri i Partisë Socialise në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në lagjen “18 shtatori”. Sipas policisë së Gjirokastrës, persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën flamurit të PS-së, i cili ishte vendosur në dritaren e verandës së një lokali, në bulevardin e lagjes “18 shtatori”.
Pronari i lokalit, Asim Peta, ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësen, por përhapja e flakëve është parandaluar para se të mbërrinin këta ë fundit.
Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e ngjarjes .

grupi hetimor po vijon me nxirjen e ngjarjes e morem vesh