Makina e bashkëshortes së kryebashiakut të Pogradecit, Artan Shkëmbi, është djegur orët e para të mëngjesit.
Lajmi bëhet me dije nga Ora News.
Mësohet se makina është djegur rreth orës orë 03:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen 3 të Pogradecit.
Banorët kanë thënë se fillimisht kanë dëgjuar një shpërthim dhe më pas kanë parë të digjet makina.
Për momentin nuk dihen detajet e kësaj ngjarje, por mendohet që ajo të jetë e qëllimshme.

Keto i bejne vete keta .Shikoni pas pak kohesh makinen e re dhe beni krahasimin me te vjetren.Mos u merzisni ne (populli) do ja blejme.
E ka mbushur ca si tepër kupën ky kryebashkiak!?? Nuk gjen pogradecar që nuk e urren! Êshtë i pafytyrë si i ati xhevit shkëmbi? Çao!
Artan Shkembi ka qene dhe eshte edhe biznesmen dhe asnjehere nuk e ka fshehur kete, pra nuk eshte problem makina per te. Sa per shkaqet uroj te mos jene allishverishe.