Makina e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, është djegur krejtësisht në orët e para të mëngjesit të sotëm. Vetura e tipit ‘Passat’ ka qenë e parkuar para banesës së Beqirit në Prishtinë. Mendohet se djegia është bërë me benzinë
Zjarrfikësit dhe policia e Kosovës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin dhe për të kryer hetime.
Deri më tani u janë djegur makinat familjes së ministrit Memli Krasniqi, zëvendësministrit Bajram Gecaj dhe është tentuar t’i digjet automjeti shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
