Në orët e para të ditës së sotme është djegur makina e oficerit të krimeve në policinë e Shkodrës, Arbër Duli.
Makina ka qenë e parkuar pranë vendit të quajtur “Mahalla e Çakejve” kur është përfshirë nga flakët në pjesën e prapme dhe si pasojë e nxehtësisë është thyer xhami.
Arbër Duli, ka parkuar mjetin e tij në afërsi të banesës dhe rreth ores 04:00 të mëngjesit ka vënë re zjarrin.
Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët dhe nuk ka probleme me askënd.
Duli vitet e fundit ka punuar në sektorin e krimeve në policinë e Shkodrës.
Policia po heton për të zbuluar nëse ka qenë e qëllimshme.

j.l./ dita
