Digjet makina e policisë pyjore, dyshohet se është e qëllimshme

Dita

Një automjet i Policisë Pyjore në lagjen Pavarësia të Vlorës është djegur.

Automjeti tip Mitsubishi, me traga EL 5068 B, është spërkatur me benzinë dhe më pas është vënë flaka.

Menjëherë forcat e zjarrfikëseve kanë shkuar në vendngjarje ku kanë mundur të fikin zjarrin.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të shumta policore, si dhe  ekspertë të zjarreve të cilët kanë vërejtur në makinë dhe nga gjurmët e lëna mendohet për një zjarrëvënie të qëllimshme.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *