Digjet makina në Shkodër, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Leda Hysa

 

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.

Mjeti tip “Ford” me targa AA 368 RA, në pronësi të shtetases më iniciale A. L. ishte i parkuar pranë banesës në rrugën “Qemal Draçini”.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Mjeti më parë është spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.

Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Qyteti i Shkodrës kohët e fundit është tronditur nga mjaft ngjarje me natyrë kriminale që akoma janë pa autor.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *