Digjet në orët e para të mëngjesit makina e ndërtuesit në Elbasan

b.m.

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.

Burimet bëjnë të ditur se pronari i automjetit (me inicialet E.Zh) është një biznesmen, kryesisht i njohur në fushën e ndërtimeve, ndërsa makina ishte e parkuar pranë banesës së tij në lagjen “Aqif Pasha”.

Fuoristrada tip Benz me targë AA 009 P.V është djegur plotësisht nga zjarri i vënë.

Kjo është hera e dytë që personit në fjalë i djegin makinën.

Policia ka nisur hetimet.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *