Një automjet është djegur pak pas mesnatës së kaluar në qytetin e Vlorës.
Policia bën me dije se është djegur mjeti tip “Lexus”, në pronësi të shtetasit Spiro Pando, teksa ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit Roland Deme, i cili kishte në përdorim mjetin.
Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.
Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrvënia të jetë e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
