Digjet një banesë në Lezhë, humbet jetën i moshuari

Ornela

Një banesë në fshatin Rrile të Lezhës është përfshirë nga zjarri, ku mësohet se prej flakëve ka humbur jetën një i moshuar.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe policia  kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes.

Dyshohet se shkak për vdekjen e 85 vjeçarit Gjet Ndue Deda ishte një cigare e lënë ndezur që i ka vënë flakën si fillim dyshekut. Tragjedia ka ndodhur për pak minuta dhe as fqinjët që nxituan të fiknin flakët nuk kanë mundur ta shpëtojnë të moshuarin.

Deda jetonte më të birin. Dy djemtë e tjerë jetojnë në Gjermani, ndërsa bashkëshortja e tij kishte vrarë veten pak kohë më parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *