Digjet një makinë në Elbasan, dyshohet për shpërthim me tritol

Ornela

Një makinë Fiat tip furositradë është shkrumbuar sot në qytetin e Elbasanit.

Dyshohet që makina të ketë shpërthyer nga një sasi tritoli.

Nga informacionet paraprake, dyshohet që mjetit t’i jetë vënë një sasi lëndë plasëse, tritol, duke e hedhur në erë.

Ndërkohë, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’ dhe dyshohet të jetë e qëllimshme.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e djegies së mjetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *