Një automjet taksi është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet, por fatmirësisht nga incidenti nuk ka të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur pranë godinës së Gardës së Republikës, në hyrje të Liqenit Artificial.
Automjeti me targë TR 248 C ishte duke lëvizur kur u përfshi nga flakët.
