Digjet “Range Rover-i” në Vlorë, në pronësi të modeles së njohur (EMRI)

Rovena Cerka

Një automjet tip “Range Rover” ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se automjeti është në pronësi të modeles së njohur Françeska Jaçe, por e përdorte babai i saj.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që policia dyshon se mjeti ka marrë flakë për shkak të një shkëndije në motorr.

“Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

c.r/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Turp ,
    njerez idiote .

    Perse duhet te degjenroj deri ne dhune ,nji psh

    (se di cfar ka qen Problemi por s’me intereson )

    cilido te ket qen mosmarrveshja e problemi ,nuk ka te drejt
    nji Mashkull te perdori dhune ndaj Femres

    e akoma me shume ti djegi Makinen !
    Ik mer maskarenje .
    Gjynah ne kto kohra Krize totale ,shkaterroni njeri-tjetrin .

    Si s’u bet njiher Njerez mor Zot !!!

  • Vlonjatet jane telendisur ne rracen me te dhjere te kombit shqiptar. Eshte turp ti thuash atyre atje shqiptar !

  • Turpi fillon kur baba del rrugeve te Vlores me makinen e te bijes qe e ka blere me djersen e pjeshkes.Kurr nuk e kisha menduar se Shqiptaret do arrinin deri ketu,demokracioa tregoj karakterin e vertete te shume njerezve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *