Një zjarr ka shkrumbuar një stan në Malin e Gjerë, në Gjirokastër.
Gjithashtu mësohet se zjarri më pas ka përfshirë edhe zonën me pisha si dhe rreth 5 hektarë tokë me shkurre.
Si pasojë e këtij zjarri mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, edhe pse me mjete rrethanore pasi makinat e zjarrfikëses nuk mund të shkonin në zonën e prekur nga zjarri, për shkak të terrenit të vështirë.
