Digji – more – digji!

redaktor

Drafti në Kuvend,
së shpejti do shkojë,
dhe Luli vazhdon,
të na kërcënojë!

Po na kërcënon,
me tone të forta,
se ka frikë mos bëhet,
një trafik me vota!

Nëpër hollësira,
Lulashi nuk hapet,
po deklaron prerë:
“Do djegim mandatet!”

Një term juridik,
ky s’është-o idiot,
ndaj dhe unë kuptimin,
nuk e kuptoj dot!

Kështu masivisht,
Kuvendi do lihet,
apo publikisht,
shkrepësja do t’u vihet?!

Nuk besoj se kini,
nevojë për recetë,
se për djegiet jini,
mjeshtra të vërtetë!

Idenë Saliu,
në mendje ta vuri,
ndaj dhe ne të themi:
“Digji-more-Luli!”

Digji-more-digji,
edhe nxirre zinë,
se ju kini djegur,
kaq herë Shqipërinë!

Digji-more-digji,
digji ose plas,
që bllokim Kuvendi,
të kemi më pas!

Thua-me mandatet,
punë kur të mbaroj,
që të gjithë Kuvendin,
do ta përvëloj!

Do ta përvëlosh,
bashkë me qoftëlargun,
siç dikur nazistët,
rrafshuan Raihshtagun!

Na trego për djegien,
në është deçizive,
në është me tamam,
a figurative!

Meqë vetëm zjarrin,
sot na ke ofruar,
kuptohet që je,
shumë i dëshpëruar!

Shumë i dëshpëruar,
në gjendje termike,
saqë mendon vetëm,
qëndrime drastike!

Ne e dimë që Drafti,
dhe po shkoi sot,
votat që i duhen,
nuk do t’i marrë dot!

Kaq i dëshpëruar,
kot që je-o burë,
por votimi duhet,
për një procedurë!

Dihet-në Kuvend,
s’do kemi një bum,
ndaj do hapet rruga,
për Referendum.

Me Referendumin,
ty të bëhet nder,
se ti je me popull,
mjaltë dhe sheqer!

A s’thua gjithnjë,
se do t’i drejtohesh,
ndaj se ke problem,
që të rivotohesh!

Ky Referendum,
një test do të jetë,
ta kuptosh-o Lule,
se sa vlen vërtetë!

Po ti do t’i djegësh,
se je një kodosh,
që Referendumin,
krejt ta sabotosh!

Po dhe kur në sallë,
bosh të mbeten vëndet,
është e sigurtë,
se zgjidhja do gjëndet!

Duket që me Botën,
sot nuk e ke vaj,
edhe Amerikën,
s’e tall dot kollaj!

Po gishtin tek ty,
e ka dhe BE-ja,
epo kësaj radhe,
nuk do shkojë hileja!

Share This Article
3 Comments
  • Zoti na ka falur njw melhem gotar
    Fjala e tij melhem sa zjarr.
    Melhem i atdhetarwve shqiptarw,
    Zjarr wr lulwt mw atw “kwshilltar”.

    Kot e ke o Luli, populli sot tw njeh
    Vwndin ta ka thwnw e ke nw qenef..
    Jo vetwm ti qw vetwm di tw lehsh
    po gjitha kw pas,e kwshillohesh.

    Lwre atdheun “fukara nga mw tw pasurit”
    Mjaft e grabite me kastat pos Lazaratit..
    Lazaratin e pwrdorwt si “flamur
    Pwr tw mbulluar mbi 20 vjecare katraurw.
    Lwreni rrehat shqipwrinw
    Se zoti sdo ju lwrw tw bwni kwrdinw.
    Dijeni ZOTI vwndit wshtw vetw POPULLI !

    Faleminderit Arben Duka- Duka i vwrtetw Shqiptar.

    Nwnw Pashako D.

  • Poezit tuaja jan me name
    Shkoj i vjerri ne zyrhane (wc)
    Sa here shkoj atje me dhie
    Me bjen ndermend per,
    zotnin tane.
    Ju lumt o fuksi i komunizmit se ke shoket ne pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *