Digjitalizimi, detyrim europian. Ligji u miratua në 2012

Leda Hysa

 

Ndërprerja e transmetimeve analoge dhe kalimi i tyre në sistemin digjital është një proces i detyrueshëm për të gjitha vendet europiane.

“Me marrëveshjen e Gjenevës 06, ITU-ja, një organizëm i Kombeve të Bashkuara që merret me rregullimin e rrjeteve, ka vendosur që teknologjia digjitale do të aplikohet në të gjitha shtetet e Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2007”, shprehet Gentian Sala, kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Për shkak të këtij detyrimi ndërkombëtar, në maj të vitit 2012, qeveria e atëhershme e Partisë Demokratike miratoi Strategjinë Kombëtare të Digjitalizimit, ku përcaktoi me ligj se pas qershorit 2015 asnjë televizion shqiptar nuk do të mund të transmetonte më në analog, por të gjitha duhet të kalonin në teknologjinë digjitale.

Pra, ne sot që flasim jemi mbi 3 vite me vonesë dhe arsyeja është sepse administrata e mëparshme e AMA-s nuk është konsultuar me operatorët në treg”, shpjegon Sala.

Vendimi i vitit 2012 nuk përcaktoi vetëm afatin e kalimit në transmetimet digjitale, por edhe të gjitha procedurat si dhe teknologjinë që do të përdorej: “Janë përcaktuar rrjetet, mënyra e ndarjes së tyre, teknologjia DVB-T2 dhe fushata e informimit me detaje se si do të vijojë”.

Për shkak të vonesës në zbatimin e ligjit, Shqipëria ka marrë jo pak vërejtje nga Bashkimi Europian. Përballë këtij detyrimi, në prill të vitit 2016, autoritetet nisën fushatën për informimin e qytetarëve.

“Dy vjet fushatë informimi si asnjë vend tjetër, ndërkohë që qeveria ka blerë 88 mijë dekodera për familjet në nevojë. Askush nuk e ka bërë këtë”, thotë kreu i AMA-s.

AMA vendosi që të mbajë edhe 4 muaj transmetimet analoge, në mënyrë që banorët e Tiranës dhe Durrësit të përgatiten. Dekoderat DVB-T2 shiten nga të paktën 9 operatorë. Për familjet në nevojë janë dhënë 88 mijë dekodera falas.

Por, nëse keni në përdorim një televizor të gjeneratës së fundit, nuk është nevoja e një dekoderi. Tirana dhe Durrësi janë ndër të fundit zona që vijojnë transmetimet analoge.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • AMA nuk ka te drejte te nderprese sinjalin e antenes te televizioneve per keto arsye:
    1. Televizionet e tipeve te fundit e kane te incorporuar decoderin; qytetaret nuk kane arsye per ta blere ate per se dyti.
    2. Per te shikuar televizionin Shqiptar per çdo muaj ne faturen e dritave qytetarit i shtohet nje pagese njemije leke per llogari te aparatit te TV.
    3. Televizionet private ta nderpresin vete sinjalin kur qytetari nuk paguan per shikimin e kanalit te tij.
    4. A ka ndonje Shqiptar qe mendon se me pensionin shqiptar qe marrin pensionistat e shtresave te popullit (jo shtresat e politikaneve e parlamentareve) jane te afte te paguajne per çdo muaj edhe 12-mije leke te tjera, me detyrim, per digitalbin?
    5. AMA si Institucion Kushtetues ne rradhe te pare paguhet per te mbrojtur qytetaret dhe jo korrupsionet e politikaneve ne bashkepunim me oligarket.

  • Shoke kete punen e digjitalizimit e keni bere lemsh qellimisht qe te perfitoje kryesisht Digitalb e pse jo dhe Sandri i te falave bashke me Zamon..
    Ajo qe nuk kuptohet eshte se ne vend qe te rikthehej perkohesisht sinjali DVB-T e te fikej perfundimisht ai analog, sepse ne shkelje flagrante me direktivene e 2012, u be e kunderta. Aq me teper kur nje gje te tille e vendos ne autonomi Drejtuesi i AMA pa pyetur askend, duke u ngritur keshtu jo vetem mbi bordin e AMA-s por edhe mbi shtet e kuvend. E keta kerkojne te bejne shtet!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *