30 shtatori është dita e fundit e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës. Pas mesnatës antenat do fiken sipas vendimit të marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ndërkohë kanalet televizive do të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale.
Për qarkun e Vlorës, AMA ka vendosur shtyrjen e këtij procesi në një moment tjetër.
Qytetarët duhet të pajisen patjetër me dekodera marrës tokësore për të parë programet e televizioneve shqiptare.
Me mbylljen e transmetimeve televizive analoge në Tiranë dhe Durrës përfundon digjitalizimi tërësor për pesë qarqet e vendit. Më parë ky proces ka përfunduar në Fier, Berat dhe Korçë, ndërkohë puna do të vazhdojë për mbylljen e transmetimeve analoge për qarqet e tjera.
Sipas AMA-s, deri tani janë rreth 2/3 e popullsisë që mbulohen plotësisht me transmetime digjitale.
o.j/dita
