“Diktatori” Erdogan, reagon ashpër Makron

DITA Online

 

Heqja nga kioskat e posterave të revistës franceze “Le Point” ku reklamohej kopertina me titull “Diktatori”. “Deri ku do të arrijë Erdogan?” ka ngjallur reagimin e ashpër të presidentit france Makron.

“Është absolutisht e papranueshme të hiqen posterat e revistës Le Point nga kioskat e gazetave me arsyetimin se nuk u pëlqen armiqve të lirisë në Francë, dhe jashtë saj. Liria e shtypit nuk ka çmim: pa të, është një diktaturë”, shkruajti Makron në Twitter.

Drejtuesit e Revistës denoncuan kërcënimet ndaj saj dhe fushatën e fyerjeve në mediat sociale.

Mbështetësit e Erdoganit dhe grupet turqish kërcënuan shitësit, duke i detyruar të heqin posterat nga kioskat e tyre.

Në disa raste, posterat e Le Point janë mbuluar nga postera të tjera në favor të Erdogan.

Në disa raste u desh edhe ndërhyrja e policisë.

“Është vetë-drejtësi! Ata mendojnë se ata mund të ushtrojë censurë e tyre në Francë”, i tha AFP-së, Etienne Zerner, drejtori i revistës i cili nuk përjashtoi mundësinë t’i drejtohet rrugës ligjore.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *