Presidenti i Guinesë Ekuatoriale mund të mos jetë shumë i njohur në botë, por ata që i kanë mbijetuar regjimit të tij thonë se ai është djalli vetë.
Teodoro Obiang Nguema, 74 vjeç, ka sunduar vendin afrikan që prej vitit 1979.
I njohur si ‘kryetorturuesi’, ai erdhi në pushtet duke rrëzuar xhaxhanë e tij në shenjë hakmarrje pse i kishte vrarë familjen.
Që kur ka ardhur në pushtet, kundërshtarët e tij janë subjekt i torturave të rralla.
Disa thonë se Nguema është kanibal.
Ata thonë se ai i ha kundërshtarët e tij pasi kështu shton fuqinë seksuale.
Një rival i tij politik pati deklaruar në vitin 2004: “Ai e përpiu një komisioner të policisë”.
“Them e përpiu se komisioneri u varros pa testikujt dhe trurin”.
“Ai kërkon që unë të kthehem në Guinea që të më hajë testikujt”.
Nguema thuhet se i rrjep kundërshtarët të gjallë dhe u ha trurin.
Ai mendohet se beson se ka fuqi si të Zotit.
Një nga ish-këshilltarët e tij thotë: “Ai mund të vendosë të vrasë kë të dojë pa shkuar në ferr, pasi ai është Zoti vetë”.
Spekulohet se ai vuan nga kanceri i prostatës, por kjo nuk është konfirmuar.
Djali i tij, Teodoro Nguema Obiang Mangue, 46 vjeç, është zëvendëspresident.
Ai është pasuesi i tij natyral./Mirror
