E nderuar gazetë. E lexova lajmin e Kakomesë sepse kam vetë prona dhe e di sa të dhëmb. Ajo qe me ben pershtypje eshte qe si ka mundesi qe ne afera te tilla kaq te ndyra ku perzihen fitime miliardare per familjen dhe klanin Berisha dhe ku personazhet jane bullgare te denoncuar nga vete amerikanet si gangstere te njohur, media u jep kaq rrallë hapësirë? A e dini qe mua me ngjajnë fare cic- mice gjithe historite me “me the” të “thashe” qe bëhen në Kuvend? Dhe me duken as me shume e as me pak, te qellimshme per te mbuluar thelbin e gjerave: qe eshte ABUZIMI ME PRONAT, sepse aty eshte paraja e madhe.
U vra ai gjyqtari ne mes te Vlores u dogj si qen dhe asnje fajtor deri me tani? Pse? Kaq e vështirë është të gjenden fajtorët. Cilët kanë qenë në konflikt prone me atë djalë? Sa kohë do zgjasë kjo situatë kështu? Mund të më thotë kryeministri i “djathtë” Berisha çfarë ndryshimi ka mes tij dhe Enver Hoxhës ën trajtimin e pronarëve të mëdhenj? Ai na i mori pronën dhe “demokracia” e haleve na e mori. Ai ia dha shtetit të paktën dhe letrat i kemi akoma të rregullta prej tij, kurse “demokracia” e haleve, na i merr dhe i përvetëson për vete.
Email nga adresa: [email protected]