Një diktator shqiptar që rrëmben yjet e Hollivudit. Është ky skenari i një filmi hollivudian të viteve ’70, që nuk u publikua kurrë.
Nuk dihen arsyet përse ky film nuk është shfaqur më parë, por ai është shfaqur këto ditë në formën e një arkivi. Filmi i titulluar “The Phynx” është një film i zhanrit rock-komedi, i realizuar nga studioja filmike Warner Brothers në vitin 1970. Ai ka të bëjë me një diktator shqiptar sipas skenarit – por mund të aludohet për të vetmin diktator, Enver Hoxha – i cili rrëmben yjet amerikane si Pat O’Brien, Colonel Sanders, Xavier Cugat, Dorothy Lamour, Butterfly McQueen dhe Ruby Keeler.
Përveç yjeve, diktatori shqiptar vjedh edhe një kompjuter të CIA-s të quajtur “Motha” që krijon një bend të rock-ut të quajtur “The Phynx”. Ky grup bëhet i famshëm dhe ftohet që të performojë në Shqipëri për të shpëtuar yjet e rrëmbyer. Këngët që këndon ky grup janë “What’s Your Sign?” dhe “Nearly Blew My Mind”, raporton NOA.
Këto këngë u realizuan nga të famshmit Jerry Leiber dhe Mike Stoler.

-hiqeni ju lutem kete pacavure
-sa ishte gjalle i rruajten koqet
-edhe te vdekur nuk e mundin dot
-mos prishni rradhen e punes
-fusni ne burg monstren berishe
-jemi lodhur me luften me te vdekurin per 30 vjet
-boll kanibale ?!