Diktatura dhe ‘Demokracia’

Ornela

Prof. Xhelal Gjeçovi

Kohët e fundit, diskutimi  mbi të kaluarën, ka marre tone të nxehta, megjithë që debati mbi këtë temë, nuk është i ri. Biles, para ca kohe, OSBE, institucion i rëndësishëm ndërkombëtar organizoi dhe një sondazh me të cilin testoi opinionet e shqiptarëve për periudhën komuniste. Përfundimet treguan se për të, por dhe për demokracinë që kemi, populli nuk ka perceptimin që duhet të kishte sot, pas gati tri dekadave në demokraci. Po të bësh pyetjen, se kush është shkaku, apo shkaqet e këtij përfundimi, nuk janë të pakët ata që do të përgjigjeshin, pa u menduar gjatë: gjendja në vend, pasiguria për jetën, për punën e për pronën. E kjo, sigurisht nuk u krijua sot, por është e trashëguar dhe nga qeverisjet e mëparshme.

Me ndërrimin e sistemit shpresohej shumë, se do te kishim një fillim të ri e një demokraci të re. Mirëpo  kjo kërkonte më së pari njohuri mbi demokracinë e një angazhim të sinqertë të politikanëve, por dhe të qytetarë për ndërtimin e saj. Vërtetë kishim përvojën e vendeve të tjera, me tradita në këtë fushë dhe këshilltarët që vinin andej, herë për të ndihmuar e herë për të ngatërruar, por pavarësisht kësaj, punën do ta bënin shqiptarët. Po a ishin pjekur ata për këtë ndryshim?

Kjo është vështirë të thuhet. Por, ajo që mund të thuhet pa frikë është se qeverisja e demokratëve, një grupi të përzierë e të sajuar, nga bashkimi i ish komunistëve, të kthyer brenda natës në demokratë, të cilët ish presidenti çek Havel, i pati cilësuar si pjesën më të keqe e më të rrezikshme për demokracitë e reja, me ish bashkëpunëtorët e fashizmit, apo trashëgimtarët e tyre, që menduan se kishte ardhur, më në fund koha, për hakmarrje, për revansh e luftë të re klasash, e dëmtoi dhe e komprometoi, që në nisje, demokracinë,  imazhin dhe të ardhmen e saj.

Pasojat e qeverisjes së tyre, vendi do t`i ndjejë e do t`i vuajë gjatë. Këtu duhen kërkuar zhgënjimi i njerëzve, lëkundja e besimit në demokraci dhe kthimi i shikimit tek e kaluara, e cila, ishte siç ishte, por fenomenet që do të shihte në demokraci, nuk i kishte parë e nuk i kishte njohur. Njerëzit e thjeshtë, nuk dinë të bëjnë teorizime, por dinë të bëjnë krahasime.

Sulmet që nisën menjëherë ndaj historisë, përpjekjet për të mohuar e nxirë gjithçka nga e kaluara, u ndërmorën, mesa duket për të justifikuar revanshin e demokratëve e për të mbuluar korrupsionin e grabitjen e pasurive kombëtare. Ato krijuan diferencimet e frikshme, që realisht e privuan shumicën e shqiptarëve nga avantazhet e shanset, që krijon demokracia  dhe e zhytën në pesimizëm, duke e detyruar të largohet nga vendi. Kështu, mendohej se do t`u sigurohej demokratëve një qeverisje e gjatë dhe pa telashe.

Mirëpo, llogaritë qenë bërë gabim. Sulmi frontal ndaj të kaluarës, shumë shpejt do t’u kthehej në bumerang, në formën e zemërimit e të kundërshtimit, që do të rriten pambarimisht, në raport e në përgjigje të akteve të pa matura te pushtetarëve pa përvojë e kulturë demokratike. Populli, i mësuar me varfërinë, mund të justifikonte e të duronte vështirësitë e momentit që kalonte vendi, me ndërrimin e sistemit, por jo gjuetinë e shtrigave që nisen demokratët, jo përmbysje të historisë, jo mohim të luftës, të gjakut të dëshmorëve e sakrificave që u bënë, në emër të lirisë e të pavarësisë së atdheut, që t’i hapej rruga rehabilitimit të bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe rikthimit në pushtet të bejlerëve, agallarëve e bajraktarëve, që populli i njihte mirë.

Në sondazhin e OSBE-së, ai e shprehu qartë e hapur mospajtimin me revanshin ndaj të kaluarës, ndaj historisë. Natyrisht, duhet kuptuar e ndarë rishikimi i historisë, si një kërkesë  e nevojë objektive, që saktëson e pasuron vazhdimisht historinë, mbi bazën e të dhënave e dokumenteve të reja, kurse shkencën historike e mban gjallë e të freskët, në eficencë për  të kryer funksionin që ka; nga spekulimi e keqpërdorimi për qëllime politike, për të ndryshuar e manipuluar me historinë.

Në rrethanat e krijuara me përmbysjen e sistemit, rishikimi i historisë ishte i nevojshëm, e njëherësh dhe i mundur, pasi me hapjen e arkivave, hapjen e gojëve dhe mendjeve tona, të historianëve e studiuesve në radhë të parë, që sollën çlirimin nga censura e autocensura, e më në fund dhe hapja me botën, lidhjet e kontaktet e dobishme me botën, shfrytëzimi i arkivave  dhe shkëmbimi i përvojave  me studiuesit e vendeve të tjera, krijuan premisat e duhura për kryerjen e kësaj detyre.

Megjithatë, realizimi i saj, nuk do të ishte i lehtë e pa probleme, jo vetëm për shkak të vështirësive të këtij procesi, por dhe të faktorëve kompleks e kontrovers, që ende  ekzistonin në vend. Ishte përmbysur sistemi komunist, por kishte shpërthyer reaksioni ballisto-zogist, që mendonte se, në kushtet e krijuara, do të arrinte të përmbysë vlerësimet mbi historinë, sidomos për ngjarje e periudha  që  komprometonin paraardhësit e tyre, siç ishin Lufta dhe paslufta.

Mirëpo, ndërsa me të parën, me Luftën Nacionalçlirimtare ishte e vështirë të mateshe, pasi  ishte e pamundur të ndryshoje opinionet e vlerësimet mbi këtë ngjarje, te çmuar maksimalisht nga shqiptarët e nga bota demokratike, që e konsideronin si shpëtimtare për Shqipërinë, por dhe si një kontribut në kauzën e përbashkët të popujve, shkatërrimin e nazifashizmit.

Me të dytën, sistemin komunist, puna ishte pak më ndryshe, pasi ai kishte patur jo pak probleme, sidomos në fushën e demokracisë e të drejtave të njeriut. E kjo, sigurisht, do te shfrytëzohej për të nxirë e mohuar një periudhë të tërë historike.

Sulmet ndaj të kaluarës nxiteshin e mbështeteshin dhe nga situata ndërkombëtare, nga fushata e ndërmarrë kundër komunizmit, që shpërtheu pas rënies së sistemit e që përfshiu thuajse të gjitha vendet ish komuniste. E,nga kjo, nuk mund të bënte përjashtim as Shqipëria. Biles këtu, ajo do të gjente terrenin e duhur, një kontigjent të përbërë nga kolaboracionistë, apo pasardhës e trashëgimtarë të tyre, të cilëve u  kishte mbetur ora në vitin 44, dhe, ashtu, të mënjanuar e të pezmatuar, jashtë rrjedhave bashkëkohore, nuk arritën t`u qasen proceseve evropianizuese dhe emancipuese, që do të përshkonin  shoqërinë shqiptare, duke mbetur aty ku i gjeti mbarimi i luftës, të zhytur në boten e mediokritetit e të thashethemeve, që ushqenin e mbanin gjallë ndjenjën e hakmarrjes.

Ky kompleks faktorësh e bënin atë agresive e të papërmbajtur, në përpjekjet për të përmbysur e shkatërruar gjithçka e çdo gjë nga e kaluara, duke mos kursyer dhe disa arritje të rëndësishme në fusha të caktuara të jetës shoqërore dhe ekonomike, pasi gjasme qenë krijuar në komunizëm. Injoranca dhe egërsia, që do të shfaqnin sapo nisi hedhja e hapave të parë në rrugën e demokracisë, prirjet për të shkatërruar e rrënuar çdo  gjë nga e kaluara, të kujtonin Lëvizjen Çartiste në Angli, dy-tre shekuj me parë, që urrejtjen  ndaj kapitalizmit e shprehu në shkatërrimin e makinerive, shpikjeve më të fundit teknike, që kishin revolucionarizuar prodhimin. Sulmet ndaj të kaluarës këtu, synonin paraqitjen e vendit pa jetë, pa punë, pa kurrfarë progresi, një ferr të zhytur në krime e dënime, të mbushur me burgje e internime.

Po t’i pyesësh, po kush ishin kontingjentet që kanë kaluar në këto institucione dhe për ç’arsye u ndodhën aty, përgjigjen e kishin në majë të gjuhës, “ishin antikomunistë”. Akoma s`e kishin kuptuar, se kjo s’do të thotë asgjë, se të qenit komunist apo antikomunist, është çështje personale e secilit, por kjo nuk të bën automatikisht as patriot e as njeri të ndershëm.

Karta e antikomunizmit nuk mund të përdorej më, në mënyrë spekulative, si certifikate shfajësimi për prapësitë, për krimet e tradhtitë ndaj vendit. Shumica e të dënuarve në diktaturë, ishin kolaboracionistë, që pas lufte u dënuan në  të gjitha vendet demokratike, për bashkëpunim me nazifashistët, përfshi dhe diversantë të larguar nga vendi, për t`i shpëtuar drejtësisë, të vënë përsëri në shërbim të të huajve, të shteteve që kërkonin jo rrëzimin e diktaturës, se diktatura kishin ngritur dhe në vendet e tyre, por likuidimin e pavarësisë e të shtetit shqiptar të pavarur, që ishin pengesë për planet, që synonin një copëtim e një grabitje tjetër të territoreve shqiptare. Për llogari të tyre, ata kryen këtu akte terroriste, që dënohen gjithashtu në çdo vend e në çdo kohë.

Reflektimet mbi zhvillimet ne diktature por dhe ne vitet pas saj, kërkojnë që, të paktën, të dhënat e sondazhit të OSBE-së, institucion i besueshëm e i pavarur, të shihen e  të lexohen me  seriozitetin e duhur, sië janë shkruar, në qetësi, e jo në panik. Ato nuk duan të thonë e se po kërkohet e po synohet  mbulimi i  krimeve të diktaturës e, po qe e mundur, dhe rikthimi i saj. Jo, nuk është ky qëllimi, as i sondazhit e as i diskutimeve mbi  këtë temë. Pretendime të tilla sajohen e përhapen nga forca të caktuara, e për qëllime të caktuara, për të krijuar situata alarmi fallso, mbi  gjasme rrezikun komunist që kërcënuaka demokracinë, të cilin e shohin kudo, në çdo mjedis, veç perimetrit të Shqupit dhe të çdo njeri apo organizate, që nuk i ndjek në marrëzitë e tyre.

Përballë propagandës intensive mashtruese, që kanë ndërmarrë ndaj të shkuarës, është e  nevojshme të sqarohen disa çështje, që janë në fakt objekt spekulimi të kahershëm, sidomos ato mbi diktaturën dhe gjendjen e vendit në diktaturë, për të parë realisht, se çfarë ka qenë ajo tek ne dhe për ne. A ka  qenë pamja e vendit në diktaturë, ajo që paraqitet nga ballistët e nga qarqe antishqiptare jashtë, që njihen për armiqësinë ndaj Shqipërisë e për lakmitë ndaj territoreve të saj? A e kanë këtë përshtypje qytetarët e këtij vendi?

Sondazhi i OSB thotë të kundërtën dhe jo pak qytetarë që e kanë jetuar këtë periudhë, edhe përkundrejt reagimeve të pritshme të demokratëve pa kulturë demokratike, nuk kanë hezituar, që në raste të caktuara të shprehin vlerësime të matura, objektive, për të kaluarën.

Njeri prej tyre, aktori  i njohur Rikard Ljarja, ndër më të njohurit e brezit të tij, para ca kohe u shpreh publikisht, se “diktatura për mua nuk ka ekzistuar, pasi nuk e kam kaluar keq, kam patur sigurisht probleme si i gjithë populli, por kam punuar i qetë, në institucione të profilit e të profesionit tim  dhe  në to, jam bërë i njohur jam çmuar e respektuar nga institucionet e nga populli. Prandaj nuk mund te them “poshtë  diktatura!”.

Njeriu i ndershëm mbetet i ndershëm dhe, në asnjë rrethanë, nuk del jashtë vetes e jashtë realitetit të jetuar. Dhe të tillë, që në një mënyrë a një tjetër, e shprehin mospajtimin me revanshin ndaj të kaluarës, ka plot vendi, biles dhe nga radhët e të dënuarve e te persekutuarve.

Historia e vendit ka njohur qeverisje te shumta, para dhe pas saj, me problemet specifike, karakteristike për secilën. Por, asnjëra nuk mund  të mohohet e denigrohet, pasi përfaqësojnë etapa historikisht të domosdoshme në rrugën drejt progresit të pandalshëm. Dhe, secila prej tyre, ka vënë një gur, sipas takatit e mundësive, dikush më të rëndë, e dikush më të lehtë, në ndërtimin e Shqipërisë, për ta sjellë atë në stadin e sotëm të zhvillimit.

Sot pas tri dekadash në demokraci jemi më të kthjellët për të bërë vlerësimin e tyre, pasi kemi parë e kemi zgjeruar njohuritë tona mbi shtetin, duke i plotësuar dhe me qeverisjen në demokraci;  kemi parë avantazhet, por dhe problemet e saj, jo të pakta e jo të lehta. Prandaj, nuk ka vend, nuk u shkon për shtat, të paktën historianëve e studiuesve, se politikanët atë punë e atë prerje kanë, që të vënë gishtin tek njera, cilado qoftë ajo, pa shikuar një herë veten, siç thoshte presidenti amerikan Xhon Kenedi, pa i bërë vetes pyetjen, çfarë ke bere ti për vendin tënd. Populli  ka një fjalë të urtë. Balta që përpiqesh të hedhesh ndaj të tjerëve, vjen një ditë, që të kthehet ty, për të baltosë e bërë pa vlerë gjithçka ke thënë e ke bërë.

Ka vite qe pasardhësit e kolaboracionistëve dhe të tjerë, historianë ose jo, që u janë bashkuar atyre, s`pushojnë së propaganduari, se diktatura tek ne ishte më e egra në të gjithë Lindjen Komuniste. E thonë kot së koti, pa ua kërkuar e pa e besuar kush, përveç sojit të tyre;  pa njohur fenomenin, pasi asnjëri s`e di si kanë qenë diktaturat në vendet e tjera, që të bëjnë krahasimin. Por, sidoqoftë, nja dy gjëra duhet t’i kishin mësuar.

Së pari, se vendet që hynë ne rrugën e socializmit zbatuan pak a shumë të njëjtat platforma e politika qeverisjeje, të cilat përpunoheshin nga Moska, qendra e kampit, sa ishte në këmbë ai. Prandaj dhe, me dështimin e tyre u fundosën njëherësh që të gjithë. Dhe, së dyti, që qytetarët e tyre nuk sillen si këta tanët, nuk shajnë ore e çast, me vend e pa vend, vendin  e tyre, shtetin e tyre, jo se e kishin më të bukur, por është çështje edukate, tradite e kulture. Këtë e bëjmë vetëm ne, biles me një mendjelehtësi e krenari të habitshme, pa kurrfarë qederi, dikush për snobizëm, për t`u dukur i dijshëm e i mençur, e dikush për t`u bërë qejfin ballistëve, me të cilët janë lidhë për të mos u ndarë më; madje, kjo sot është kthyer në mode. Por, me asnjërin prej këtyre nuk ia vlen të merresh e të humbasësh kohën.

Po, atëherë, veç këtyre, kush e thotë këtë, që ia vlen të dihet e të njihet? Cili institucion jashtë e ka cilësuar të tillë diktaturën në Shqipëri. Unë e di qe Këshilli i Evropës ka cilësuar të tille regjimin e Pol Potit në Kamboxhia, për gjenocidin e ushtruar ndaj popullit te vet, si dhe regjimin e Millosheviçit në ish Jugosllavi, për gjenocidin ndaj boshnjakëve e ndaj shqiptarëve të Kosovës.

E, nëse ka qarqe të caktuara që e thonë këtë për diktaturën këtu, e kanë huazuar nga ne, nga politikanet tanë, thuajse të të gjithë krahëve, që u vunë në garë se kush të hedhe baltë më shumë ndaj të kaluarës, për të treguar gjasme distancimin e rinovimin, për të fituar kështu besimin e mbështetjen e ndërkombëtarëve. Kurse, në fakt ndodh e kundërta; pasi edhe nga kjo, ata ju peshojnë e ju kuptojnë, kush jeni e sa vleni.

Po në Shqipëri kush e thotë këtë? Është interesant se, ne vend qe te flasin ata që vërtetë kanë vuajtur, të persekutuarit e te dënuarit për mospajtim me diktaturën, flasin e bërtasin, ata që, veç problemeve të përgjithshme, si i gjithë populli, nuk kanë patur të tjera, që të kenë rënduar jetën e tyre. Biles, jo pak prej tyre janë arsimuar në shkolla e degë të preferuara dhe më pas u janë besuar detyra të rëndësishme, kane bërë karrierë në profesionet e tyre dhe kanë gëzuar, edhe për këtë arsye, respekt të merituar në shoqëri. Por zanatin nuk e harrojnë dhe mllefet nuk hezitojnë t`i shprehin, me vend e pa vend, duke shkuar kështu në origjinë.

Unë nuk them se diktatura ka qenë e bukur dhe e këndshme, por ndoshta e domosdoshme në ato kushte, pasi u preu rrugën shume rreziqeve, nga brenda e nga jashtë; ringjalljes së fashizmit e përpjekjeve për restaurim të rendit fashist, por dhe ambicieve e lakmive të vendeve fqinje ndaj territoreve shqiptare. Ajo, sigurisht ka patur dhunë e të dënuar. Ato janë bashkudhëtare te çdo diktature, biles, ne një forme a një tjetër, në një masë a tjetër, të çdo shteti. Pyes zotërinjtë që, me të drejt dënojnë krimet e diktaturës, a u zhduken ato në demokraci? Mua më ngjan se jo.

A e dini çfarë ka ndodhur dhe çfarë është bërë në këtë vend, pas përmbysjes së diktaturës? A e dini se vetëm në vitin e mbrapsht te 97-tës, janë vrarë e zhdukur rreth katër mijë vetë, që tejkalojnë numrin e të vrarëve në të gjithë vitet e diktaturës, të marra së bashku?. E përse? Vetëm për të mos lëshuar pushtetin. Atyre iu  shtuan dhe tridhjetë të tjerë në Gërdec, e më 21 janar dhe 4 protestues paqësorë, në mes të bulevardit të kryeqytetit?. Po, pasuritë përrallore që kanë vënë e që fëmijët e tyre luajnë me parat e fituara, në saj të prindërve në pushtet?

A mund t`i mohojë apo justifikojë kush ato? Populli nuk është aq injorant e indiferent, sa të mos i shikojë, të mos bëjë krahasime e të mos nxjerrë përfundime. Aq më shumë që ai e di se vendi në diktaturë, nuk ka patur vetëm burgje e kampe, por ka patur dhe punë, krijim, ndërtim, arsim e shëndetësi cilësore etj. E, ato sollën ndryshim e përparim, në jetën e familjeve e të shoqërisë shqiptare, që, para saj, qenë zhytur në errësirë, në mjerim e skamje, pa rrugëdalje. E, kjo nuk mund të mohohet. Në histori krahasimet nuk bëhen me të sotmen, por me të shkuarën dhe vendi nuk mund  të gjykohet vetëm me katër-pesë vitet e fundit të krizës, për të cilën u pagua dhe haraçi. Ndërkohë që në demokraci kemi tri dekada dhe nuk dimë ende ku jemi.

Askush nuk mund të mohojë faktin që në këto vite, vendi dhe kombi shqiptar njohën një kompaktësi e një emancipim të përgjithshëm shoqëror e kulturor, pa të cilin nuk do të kishim ndërgjegjësim e më pas dhe veprim, në kahen e duhur, në kohën e momentin e duhur, që u finalizua dhe me produktin e duhur, ndërrimin e sistemit. Mos harroni se, në këto vite, popullsia e vendit u  katërfishua, u arsimua, u punësua e u kualifikua; u përmirësua raca, konstrukti fizik e mendor, e u hodhën në kalendat greke plagët e trashëguara nga e kaluara, analfabetizmi masiv, që mbante gjallë injorancën e zakonet prapanike; sëmundjet ngjitëse që bënin kërdinë e nuk e linin jetën e njeriut që të kapë as dyzetat. Jeta mesatare, nga 38 vjet, u ngjitë në 77 vjet.

(Vijon nesër)

 

 

 

 

Share This Article
11 Comments
  • Sa here duhet qe skiptarte ti spostosh nga problemet qe ka vendi apo per te mbuluar ndonje pisllek te politikes mjafton tu hedhesh nje “kocke KOMUNISTI” dhe te gjithe skiptarte turren drejte Ali Pashe Tepelenes apo leberve dhe leshjne “copen e djathit” si tek Korbi e dhelpra…
    Mos harroni qe ne leberit e Tepelenes jemi krenar me luften qe kemi bere…me ndertimin e vendit dhe madje edhe me demokracine duke u bere zoterues te bregdetit qe nga Ksamili e deri ne Durres….!Muzeumi qe doni te ndertoni ne Tepelene vetem se u shton namin qe keni si bashkepunetore te nazo-fashisteve Ashtu si barcaleta e Shaqo Pordhes…!

    • Ti zagar , nuk mund te jesh kurrsesi lab dhe aq me pak tepelenas , por je thjesht nje mi gjirizi bathorist nga banoret e rinj qe uzurpuan SHQUP-n . Profesori i nderuar , ngre ketu nje problem shume shqetesues , qe lidhet me te shkuaren , te sotmen dhe te ardhmen e vendit e te mbare shqiptareve , kurse ty , te ka mbytur era e rende e gjirizit ku ushqehesh !

  • Vezhgim me fakte tronditese

    From: Alban Dega
    Date: May 5, 2018 at 1:35:30 PM EDT

    VDEKJE FASHIZMIT !
    LIRI POPULLIT !

    Ne vend te hyrjes ,,,

    KAPEN NE FLAGRANCE NEONAZISTET E SHQUP- IT DHE SALI LUL … BERISHES !

    A doni me per fytyren vertete te nazi-fashisteve te Sali Lul … Berishes , te Bujar Karaosmanit, Alizoteve dhe Alibeajve !?
    Cfare rastesie !?
    Ne kohen qe po i jepja doren e fundit perkujtmores se meposhteme vjen ky lajm i turpshem, trondites, kobezi per terroriste 24 karat nazi-fashist !
    Luftetare lirie, veterane te LNC rrihen barbarisht me grushte, shqelms, me shkopinj nga bandite fashistoide te Sali Lul Mul Alizot Alibeajt… prane Varrezave te Deshmoreve te Atdheut ne Tirane, rreze Munumentit Nene Shqiperi per te cilen rrezikuan jeten ne lulen e rinise se tyre…
    Kapen ne flagrance neonazistet e SHQUP-it
    Fjalen duhet ta merrte policía… Arta Marku dhe drejtesia Shteti nese do te ekzistonte ne Shqiperi ! Akoma jo ….
    Edhe sa kohe do te mbetemi ne shqiptaret me ishallah … mashallah !?

    VDEKJE FASHIZMIT
    LIRI POPULLIT !

    -Nder e lavdi deshmoreve dhe herojve te Atdheut e Kombit shqiptar !

    – Lavdi e pavdekesi !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A ka parulle me demokratike, me qytetare, me atdhetare ne Bote se kjo !
    Ne populli, me popullin, per popullin eshte shpirti, zemra dhe mesazhi madhor i Kushtetutes se Nenes Boterore te demokracise amerikane
    Ata ishin ne populli, me popullin, qe dhane jeten si me le per lirine e popullit dhe Atdheut e vet !
    Shumica e tyre nuk e dinin as se cfare do te thoshte fjala parti aq me pak komuniste !
    Nuk e dinin as kishin degjuar se kush ishte Enver Hoxha as Tarrasi, as Shpati, as Abaz Kupi, as Mehdi Baj Frasheri, as Mustafa Merlika as… te shkruanin emri e vet !
    Po e dinin mire se kush ishte e cfare ishte Atdheu, Shqiperia, Kombi… Dheu e Toka ku u kishte rene koka !
    E dinin dhe e kishin ne zemer e shpirt me dhane jeten si me le per liri e per Atdhe !
    E dinin po ashtu fare mire se kush ishin bajraktaret, bejleret e agallaret, cufligaret … te gjithe tituj te pushtuesit gati 500 vjecar turk per sherbimet, spiunimet ne dobi te Portes se Larte, te Stambollit, Beogradit, Athines, Romes… dreqit e te birit !
    E dinin sepse i kishin ne mishin e ne trupin e tyre, ne kurrizin e tyre e femijeve te tyre vrangat e kamxhikeve dhe vuajtjeve te tyre prej skllavi te tyre!
    E dinin se pasuria e tyre, kullat sarajet e tyre, se bolleku i tyre ishte ngritur mbi skamjen e varferine e vet, mbi skllaverine e analfabetizmin e tyre !
    E shihnin dhe dinin se mbas cdo pushtimi e zaptimi pasurite e atij grushti shaiptaresh antishqiptare shtoheshin edhe me shume ndersa thika e tyre shkonte edhe me thelle deri ne palcen e fakirave !
    E shihnin se pashallaret e bejleret, agallaret e Sulltaneve ktheheshin ne Vojvodet e Nacallniket e Beogradit, ne Zervistet e Athines, ne karabineret dhe nareshallet e Musolinit, ne kapitenet e Feldmarreshallet e Hitlerit …
    E kuptuan se cilido qe i sherbeu pushtuesit te trojeve shqiptare, cilido qe bashkepunoi, spiunoi, perfitoi tituj, grada, pasuri nga zaptuesi ottoman, serb, grek, Italian, gjerman a kushdo qofte ai, vecanarisht ndaj armikut te perbotshem nazi- fashist eshte armik i popullit dhe demokracise, tradhetar e vrases i Shqiperise e kombit shqiptar !
    E kuptuan se nuk kishin cte humbnin me pervec prangave te skllaverise dhe zinxhireve te skamjes dhe mjerimit !
    Ndaj u ngriten ne kembe e rroken armet per liri e nje jete me te mire !
    Cdo qindarke e grabitur , perfituar me sherbime ndaj pushtuesve apo armiqeve, spiuneve e tradhetareve te Atdheut e popullit te vet, me hajni, me korrupsion, mashtrim, padrejtesi popullit apo shtetit te vet duhet ti kthehet pronarit te ligjshem te tyre, popullit dhe shtetit te vet !
    Pa perjashtim, me tere fuqine e ligjit !
    Shteti e ka zemren prej guri thoshin greket dhe romaket e lashte!
    Shteti i se drejtes, shteti ligjor e ka zemren prej ligji pa meshire e pa medyshje kunder pushtuesve apo armiqeve, spiuneve e tradhetareve te Atdheut e popullit te vet, te pasuruar e graduar me hajni, me korrupsion, mashtrim, padrejtesi ndaj popullit apo shtetit te dhe ato duhet ti ktheheshin pronarit te ligjshem te tyre, popullit dhe shtetit !
    Pa perjashtim, me tere fuqine e ligjit !
    Shteti e ka zemren prej guri thoshin greket dhe romaket e lashte!
    Shteti i se drejtes, shteti ligjor e ka zemren prej ligji e prej drejtesie !
    Vdekje fashiizmit !
    Liri Popullit !
    Lavdi te perjetshme atyre qe dhane gjene me te shtrenjte, gjakun dhe jeten per lirine e Atdheut e vet, deshmoreve dhe heronjve te te gjithe koherave nga Iliret e lashte e deri sot !
    Nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist, ka thene Vaclav Havel !
    Nese kini dyshim shihni Sali Berishen e Bujar Nishanin qe nuk lane tradhetar e spiun, terrorist e rankovicist, Karaosman e Toptan pa dekoruar, shperblyer e nderuar …
    Nuk ka fashist as nazist me te keq e me te rrezikshem se fashistI apo nazisti antifashist a antinazist !
    Nese kini medyshje shihni Alizotet dhe Alibeajt e djeshem dhe te sotem qe me gjuhen e mllefin e tyre nazifashist ua kalojne edhe parardhesve te tyre !
    Vdekje fashizmit !
    Liri Popullit !
    Lavdi e Nderim ne pavdekesi ne Altarin e Kombit heronjve, deshmoreve dhe luftetareve per lirine e pavaresine e Shqiperise !

  • Nje pyetje per Hamdi-alban Degen !

    I nderuar !

    Akoma nuk e kuptuar qe Sali Berisha ( me sakte William Biberaj) ka patur ka dhe do te kete nje mbeshtetetje te hapur nga segmente te qeverive amerikane qe merren me Shqiperine qe nga RAJERSOVIQI BYBEROVIQI E DERI TE ARVIZUJA & DON LUJA ?
    .
    pra je

    -I pa-afte menderisht qe nuk e kupton…
    .
    -je maniak komentesh psiqikisht I semure..
    .
    apo je I paguar te besh pushken e jevgut ?

    PRA A KA MUNDESI TE NA JAPESH NJE PERGJIGJE PER KETO RRJESHTA ME POSHTE..??
    .
    6 Shtator, 2016
    Antiambasdori amerikan Donald Lu
    pranon nga super-krimineli Berishe “këshillën e tij”

    ashtu si Arvizu qe I tha burre shteti nje “serial killer-i “ kur gjaku ne boulevard ishte I fresket..

    Ja cfare thote komiku I vetingut DON LU

    “”””Berisha është një person me ndikim në Shqipëri dhe unë besoj me vendosmëri se është në interesin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të popullit të Shteteve të Bashkuara, që përfaqësuesit e tyre, unë dhe persona të tjerë që punojnë në ambasadë dhe njerëz në Uashington, të jenë në kontakt me njerëz që kanë ndikim.
    Kështu, duke u mbështetur në këtë kriter, unë do t’i vazhdoj takimet e mia me z. Berisha dhe të vazhdoj të kërkoj këshillën e tij….””.
    .
    Si ka mundesi o Hamdi qe Don Luja apo Arvizuja i Amerikes tende rrine si lepuri para nje ujku me Serberishen ??.
    .
    A PO “MPOSHT” SALIMONSTRA AMERIKEN ,
    APO ESHTE PINOCET I TYRE ?

  • Artikull sot i arritun mbi realitetin e jetes ne kohe te ndryshme te dy sistemeve po te ndryshem.Neser do informohemi me vashdimin.

    Fatkeqesia asht dhe mburon nga vet populli.
    Ndryshimi i sistemit vendosi ne udheheqjen e popullit njerzit me pa aspak kluture demokratike.Marrja e pushtetit ne vitin 1992 me kercnime nji vjecare ndaj fshataresise nga PD me ne krye te nji malcori me shkolle po pa kulture demokratike dhe pa pike civilizimit qytetar po me nji tradite feudale mesjetare krijoj percarje konflikte qe solli vetem shkatrrim ne interresin e shumices se popullit.
    Komunistet qe iu bashkuan trashigimtarve te kolaboracionisteve puthadore me pushtuesin ishin komunstet e komunizmit ma komuniste se komunisti.Ishin komunist te tille qe kryenin veprime c’ka nuk ishin te pranushme me normen e komunizmit e keto hynin ne grupin e servilit.Rasti konkret asht ne prage kohen e ndryshimit te sistemit.Kur ne Shkoder me urdher te Sekretarit te Partise te asaj kohe lidhi me tela me xhemba disa qytetar qe u zune ne kufi duke ikur.Te cilet te vendosun mbi makina ia prezantonin popullit duke i shetitur ne rruget e qytetit.
    Ne vashden e keti shmebullit kane veprue shume komuniste te cilet duke e ndier fatale gabimet e kryera iu mveshen sistemit te ri ne lufte kunder sistemit te shkrumocur komunist.Dhe nji nga keto te paret ishte i biri i Josifit.Gramoz Pashko i cili si ekonomist dhe politikan dha verdiktin te shkatrrojme cdo gja moniste.Kjo iu ba rruge Berishes per te ba karrier fashiste ne emer te demokracise te sistemit te ri.
    Gramozi tundi dhe cekun e bardhe dhe keshtu u kryp cdogja drejt nji shkatrrimit te pergjithshem te ekonomise duke shkatrrue te gjithe uzinat,kombinatet dhe fabrikat qe gezonin rrendiment.Shpetuane vetem Hidrocentralet.Kete shkatrrime e ka kritikue edhe Ate Pllumi ne librin “Rrno per me tregu”.Ne ,thot Ate Pellumbi u denume perse dyti here.
    Fatkeqesia e popullit asht se, mbeshteti fashist Berishen per demokrat.Kjo fatkeqesi vashdon e nuk ka te ndalun ne mbeshtetje te selise fashiste SHQUP.

  • leter imagjinare e presidentit te shqiperise x.y.drejtuar presidentit te sote te greqise.”i nderuar president.lexova me kenaqesi te vecante deklarimin tuaj per qendrimin ndaj cameve.sot,nen driten e fakteve te reja qe po nxjerrin ne drite nje grup histerianesh mund te behet nje analize e qarte per te shkuaren e popullit shqiptar,qe nuk eshte sic e kane shkruar historianet e kohes se diktatorit,armikut me te madh te miqesise mes dy popujve tane.une personalisht,por dhe mjaft politikane te shqyer antikomuniste e konsiderojme te drejte luften e njesive militare greke,te komanduara nga napoleon zerva.nderhyrja e tyre paqesore,miredashese,clirimtare nga bashkepuntoret e nazizmit ne greqine veriperendimore.ata u priten me arme nga pleq e plaka,burra , gra e femije te carmatosur.madje faktet tregojne se edhe te porsalindur dhe femije akoma ne bark kerkonin te rrembenin armet per te kundershtuar clirimin.demi i bere nga komuistet ,si bashkepuntore te nazifashizmt ka qene i madh edhe ketu ne shqiperi.mbi te gjitha per ngjarjet me gjeneralin tuaj te shquar napoleon zerva.shyqyr qe desh zoti dhe permbysi diktaturen qe, sic e dini dhe ju,ne kohen per cilen bejme fjale,i priti camerit,i sistemoi,i punesoi,i shkolloi,u dha dhe poste te rendesishme.por mes tyre pati edhe nga ata,qe ne bashkeveprim me ju,kerkuan dhe luftuan per ta permbysur.kjo tregon se gabimi i se shuares,nga disa prej tyre ishte kuptuar.kjo kerkon si shperblim tolerance nga ana jiaj qe edhe shqiperia te behet vend europian.aq me teper,sot ne vendin tone kane ardhe ne fuqi(qe pas rrezimit te diktatures)forca politike te lidhura me ballin kombetar,legalitetin,ato forca qe ,ne bashepunim me greqine e asaj kohe,luftuan nazizmin ,u perpoqen te clirojne shqiperine per ta bashkuar me evropen dhe vendin tuaj.por fati i keq qe ne moetin jo te deshiruar nderhyne ruso-jugosllavet dhe prishen gjithe punen.madje edhe daten e clirimit e unifikuan me jugosllavine.por sot ,qe jemi ne pushtet ne ,shqiptaret jemi gati qe,ne shenje miqesie dhe vllazerimi,tu japim det e toke sa te doni.ndaj me ligje anulluam vijen kufitare ne det dhe ne toke,per tu ripare me vullnet me miqesi e dashuri.ndaj ,ju lutem,na jepni viston per europe.me embelsi dhe dashuri ,presidenti x.y.

  • E ke me gjithe mend ti Xhelal kur shkruan dhe flet per demokraci?! A mendon me te vertete se shqiptaret jetojne sot ne ne nje sistem demokratik?! Ata qe moren persiper ta çonin Shqiperine drejt demokracise nuk e dinin rrugen per atje! Sepse ata ishin brumosur me mesimet e Partise dhe shokut Enver ! Qe nga germadhat do ngrinin boten e re ! Dhe e kthyen vertet Shqiperine ne germadhe, por nuk diten te ndertonin boten e re, pra demokracine. Sistemi ku jetojne sot shqiptaret quhet ne rastin me te mire anarshi dhe ne rastin me te keq kleptokraci. Sot ne Shqiperi kemi nje klike hajdutesh, politikanesh, te korruptuarish, kriminelesh qe jetojne ne kurrizin e popullit shqiptar. Per çfare demokracie flet ti ?! Demokraci afrikane ?! Por edhe afrikanet tani nuk po duan te krahasohen me Shqiperine ! E di apo nuk e di ?!
    Personalisht kam qene armik i sistemit te kaluar megjithese isha ne nje pozite teper te privilegjuar ne krahasim me shumicen e njerezve, pikerisht per shkak te diktatures se tij te tepruar, te vrazhde dhe deri antinjerezore. Por tani, qe po e njohim edhe kete sistemin kapitalist, sidomos kete qe po zbatohet keto 28 vjet ne Shqiperi, kam filluar te mendoj se ai sistem paska qene ilaç shpetimi per shqiptaret. Kur shoh gjendjen sot mendoj se ai sistem nuk duhej shembur, por duhej permiresuar duke u bere pak me tolerant dhe human. Ndersa sistemi I sotem eshte shume i mire per batakçinjte, hajdutet, te korruptuarit, imoralet etj etj. por ne asnje menyre per njerezit e drejte dhe te ndershem.

  • Rasti me tipi i hakmarrjes se ish krimineleve te ketij vendi eshte juristi deputet, ish minister i drejtesise, Alibejaj i cili per dite e ne cdo rast vetem mundohet te zhvleresoj cdo gje te mire qe mund te behet ne kete vend, nepermjet shpifjeve dhe sharjeve te pafund. Por sigurisht shqiperia eshte ne stad tjeter dhe ketyre perfaqesuesve te krimineleve ju ka ikur koha. Ato vetem se lehin kot e trubullojne kete popull, por asgje nuk mund te bejne. Sot shqiptaret nuk jane ne nivelin e viteve ’30 ata sot jane te kulturuar dhe e njohin mire politiken.

  • Pergjithesisht dakord me Kataraktin, por do t’i shtoja faktin se cilët liderë dhe cilat shtresa shoqërore morën përsipër të fillonin së pari strukturimin e demokracisë (kjo nuk duhet ngatërruar ne termin kapitalizëm) dhe pastaj hap pas hapi dhe paralelisht, të hidhnin baza të qëndrueshme për kapitalizmin (i panjohur për historinë mbi 100 vjeçare të vendit) dhe demokracinë si tërësi rrrgullash e normash që e bëjnë jetën më të mirë dhe më të drejtë për gjithë shoqërinë, sipas modeleve tashmë të njohura e të zbatuara në shumë vende që rëndom i njohim si qytetërim petëndimor. Pra ne, në asnjë nga këto të dyja nuk kemi patur traditë. Për më tepër që ky mision, sipas ditektivave të Ramiz Alisë, iu ngarkuan pikërisht në një numur të kondiderueshëm nomenklaturës komuniste. (Shtresë tjetër nuk kishte, ajo ishte zhdukur, tharë e ngelur e e papërgatitur për sfidat e reja, sigurisht jo për faj të tyre). Përfshirja në vitet e para të ndryshimit e disa elementëve të asaj shtrese, nga familje të persekucionit politik apo jo, por me background borgjez ishte sa për fasadë, sepse siç dihet ata u flakën, herë dhunshëm e herë butë, nga vetë komunisti fanatik Sali Berisha, i konvertuar brenda natës në antikomunistin dhe demokratin më të madh, duke I quajtur koolaboracionistë, karrigethyer etj. Pjesa më e madhe dhe më e mirë e tyre, ndonse e vogël në numër, e tregoi ne vepra sa kohë që punoi për shtetin dhe demokracinë, se ishte pjesa më e devotshme dhe më e ndershme, pavarësisht se “hidhte valle në gojën e ujkut”. Tashmë fundi i atyre dihet, ca i mori Zoti, ca kanë lënë vendin dhe pleqërohen andej nga fëmijtë dhe pak, shumë pak, ndihen akoma gjallë më tepër në shtyp apo në memuaristikë.
    Ashtu si Gjeçovi më sipër, por edhe gjatë gjithë periudhës së tranzicionit çdo dështim i demokracisë dhe instalimit të një demokracie autoritariste dhe të një politike e drejtësie të korruptuar iu atribuohen pikërish kësaj shtrese, që siç thashë, u përdor vetëm sa për fasadë, që tashmë komunizmi ra dhe bashkë me të dhe komunistët. (di ta bëj dallimin midis tyre). Përkundrazi ata që kanë qenë në mosh të të pjekur në vitet ’90 dhe që mezi e prisnin ndryshimin demokratik, mund ta kujtojnë shumë mirë rolin e komunistlve dhe pinjollëve të atyre që patën influencë në diktaturë, të tipit, Berishë, Pashko, Gjinushi Ruli, Nano, Ruçi, Elezi, Mustafaj, Bufi, Meta, Dervishi, Brokaj, Poçi, Rusmajli, Godo, Rama etj (lista është e gjatë), të cilët bashkarisht ndërtuan këtë ngrehinë dhe këtë edukatë demokratike që kemi sot. Nuk po shtrihem në trupën diplomatike, gjyqësore dhe akademike, që të gjithë së bashku kanë vënë nga një tullë në këtë ngrehinë. Përfundimisht dua të them që mundimi i herë pas hershëm i historianëve nga kontigjenti i atyre që nuk u përfshinë në strukurura politike apo shtetërore si psh Gjeçovi etj, mbas ndryshimit të sistemit, nuk duhet t’i bien gjithnjë fyellit në një vrimë, sikur e keqja se pse ne, edhe sot mbas 30 vjetëve, jemi në këtë situatë parapolitike dhe aspak të denjë për t’u quajtur demokratike, paska ardhur se këtë mision e morën në dorë, apo tentuan ta marrin “reaksionarët, ballisto-zogistët, koolaboracionistët, diversantët, kulakët” dhe soj e sorrollopi i tyre! Ku janë ata, si janë shfaqur apo shfaqen në lojën politike për pushtet brenda nomenklaturës që pasoi rënien e komunizmit? Por besoj se prej tyre, as që e kanë menduar një gjë të tillë, pa le më të tentonin. Kush do t’i linte edhe sikur!? Është një vlerësim mjeran i cili do ta lëjë këtë sho0qëri edhe për shumë kohë në këtë kënetë, nëse nuk pranohet se fajtorl kanë qenë dhe mbeten trashëgimia dhe mendësia antidemokratike që pasoi diktaturën, e të ashtuquajturit “Njeriu i Ri”, që iu vërsul me pangopësi, pa moral dhe duke shkelur me të dy këmblt ligjet që i hartuan po vetë, vetëm e vetëm për një qëllim: Pasurim dhe pushtet për të shtuar dhe për ta mbrojtur atë me çdo mhet, në kushtet e paligjshmërisë dhe pandëshkueshmërisë, pa pyetur për çka lënë pas. Atë që shumë shqiptarë, nga brenda e jashtë vendit e përjetojnë me keqardhje. Sigurisht për ato gjlra e fenomene që shkojnë keq, se padyshim që liria do t’i jepte frytet e saj, ashtu siç i ka dhënë. Shqipëria e sotme nuk është ajo që la pas diktatura dhe padyshim që shumica e shqiptarëve sot jetojnë më mirë. Problemi është sesi do të jetë e ardhmja, e thënë kjo në të gjithë komponentët që një demokraci mund dhe duhet të mishërojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *