(Shqipëruar nga anglishtja)
Në këtë qytet té zhurmshëm që s’mbaron,
diku atje në qoshe-një miku im jeton.
Ditët kalojnë dhe muaji fluturon,
dhe fare pa kuptuar një vit i tërë kalon.
Unë rrallë ia shoh fytyrén mikut tim të vjetër,
se jeta rend e rend me hapin kilometër.
Ai e di qé e dua njëlloj si atëherë,
kur ziles tij i bija në ditë dy-tri herë.
Dhe ai ziles time i binte papushim,
se ishte kohë e qetë dhe ishim më të rinj.
Tani jemi dy njerëz të lodhur të kësaj bote,
të lodhur duke lozur një lojë krejt idiote.
Të lodhur për të ngritur në qiell emrin tonë,
nesër-them-patjetër Xhimit do t’i bëj telefon!..
Tamam për t’i thënë se aspak s’e kam harruar,
për nesër them gjithmonë-po kurrë s’kam telefonuar.
Dhe nesër vjen-dhe nesër ikën prapë,
dhe ne çdo ditë largohemi së paku nga një hap.
Diku nga ajo qoshe-shumé milje nga kjo botë,
më vjen një telegram:”Sot Xhimi vdiq!…” më thotë…
Kjo është gjithçka-o miq-nga jeta ç’kemi pritur,
diku atje në qoshe-një shok krejt i venitur…
By,Charles Hanson Towne

Eh o Beni kjo poezi eshte sa aktuale dhe kuptimplote.Nje gje une mund te them”Jeta jetohet ashtu si te vjen me gezime hidherime me shprese endra dhe zhgenjime”Motoja e cdo njeriu duhet te jete”Give love and get love”Fal dashuri dhe merr dashuri”Te uroj shendet dhe lumturi miku im nga shume larg vendit tim te dashur ,nga US.
Poezi sa e trishte, aq edhe kuptimplote.
ben; mos u dorezo, se te tjere, vijne pas nesh ….
“Mesou te jetosh edhe kur jeta behet e veshtire”(Si u kalit Celiku)