Vargje për këngë
Zagoria-Zagoria!
Kush është Parajsa në Tokë,
ku ka Fronin Perëndia,
ku prek qiellin me kokë,
Zagoria-Zagoria!
Nëpër Botë kudo kam shkuar,
malli yt të gjallë na mban,
tek ty o vend i bekuar,
kam pirë yjet në filxhan!
Vend i luleve të arta,
mbushur me vesë e me mjaltë,
po më të ëmbla se mjalta,
ti ke vajzat edhe gratë!
Zagori-emri me famë,
shtëpitë si shtëpi mbreti,
shumë ikëm e të lamë,
po ora aty na mbeti!
Të kam si drita tek sytë,
për ty s’mbaron dashuria,
s’ka e s’do të ketë të dytë,
në Botë si Zagoria!
Dikur ishte Arbëria!
Ikët pesëqind vjet përpara,
mos ju kapte hasmi gjallë,
kurrë nuk u humbi fara,
arbërishten mbajtët gjallë!
O ju bijtë e Skënderbeut,
hodhët rrënjë në dhe të huaj,
është e madhe peshë e dheut,
por s’peshon sa malli juaj!
As u shuat-as u tretët,
larg nga nëna Arbëri,
arbëreshë siç ishit mbetët,
me nder e me krenari!
Dikur ishte Arbëria,
vend i burrave të lartë,
tani është Shqipëria,
toka e mallit të zjarrtë!
Shënim i autorit: Këto vargje janë dhënë për muzikim, ndaj ndalohet kategorikisht përdorimi i tyre nga persona të tjerë të paautorizuar.
A.DUKA

Cfare paskesh kene ajo dite qe te lindi Nana Ty more thesar i pa fund.
Ti rrnosh,gezovsh dhe lumturosh brez mbas brezit gjaku Yt Fisi Yt.
Ketu ndalo, dhe vazhdo
Se keshtu populli to do
Politica eshte e pabese
O trendafili me vese!!!!
Bravo shoku jone i dashur Arben Duka.Te pershendesim.
Veten ky imazh i larget te ben krenar te ndihesh shqiptar. Sa per Shqiperine e sotme,”e mori turku i vu zjarr, shqipetar mos rri po duku shqipetar “