Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
O president i Saliut
Si nuk gjete një herë paqe
Si atëherë që i ngjaje gjyshit
Edhe sot që s’ke mustaqe.
Bëhu burrë e vendos vetë
Pa diktim nga krimineli
Se po shkeli synë Saliu
Ti firmos se bën vezë gjeli.
Neve duam veç një herë
Që ti të vendosësh vetë
Ky popull do të kujtojë
Dikur kishim president.
Qetësoje shefin tënd
Se çdo ditë bën kërcënime
Për shefin e qeverisë
Se qenka zhytur në krime.
Rama, sa herë vjen nga jashtë
Si peshqesh blen një xhilet
I thotë Salës “ta gëzosh”
Po kujdes se mos më pret!
Ju përshëndet Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
