Dikur miq, Spahia rezerva edhe për Topallin: Një demokrat i vërtetë…

Elena Tase

Në deklaratat e tij gjatë ditës së sotme, ish-deputeti Bardh Spahia rezervoi një përgjigje edhe për ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila pas incidentit në KZAZ u shpreh se një demokrat nuk djeg as mandate e as shkolla. Dikur të dy kanë qenë miq.

Por, përjashtimi që i bëri Lulzim Basha Topallit, duket sikur ndau prej saj edhe shkodranin tjetër, Bardh Spahia. Vetëm kjo është arsyeja, që politikisht ndahen për Lulzim Bashën dy figurat politike të Shkodrës.

“Një demokrat i vërtetë nuk pajtohet me grushtin e shtetit apo me votimet farsë. Shkodranët e vërtetë, demokratët e vërtetë i kanë thënë jo 30 vjet përpara janë përballur madje me sakrifica të jashtëzakonshme me diktaturën më të egër ndoshta në botë pikërisht për të fituar të drejtën e votës së lirë, të drejtën e zgjedhjes, dhe në këtë kontekst unë mendoj se qytetarët shkodranë janë më të vendosur se kushdo për të mos e lënë vendin të rrëshqasë drejt diktaturës, për të mos e lënë vendin të rikthehet votimeve pa zgjedhje. Edhe një herë po e them asgjë s’ka më të rëndësishme në një shtet demokratik se sa vota e lirë. Për votën e lirë, ia vlen në fakt çdo sakrificë”,  deklaroi  ish-deputeti.

Duke iu rikthyer asaj dite, Spahia thotë se do të donte që policia të kishte pasur një komunikim zyrtar, siç ka pasur nga ana e bashkisë.

“Unë nuk do të doja që policia të kishte ndërhyrë për të marr nën kontroll dhunshëm institucione të bashkisë Shkodër. Unë do të kisha dash që nga ana e policisë të kishte pas një komunikim zyrtar siç ka pasur nga bashkia e Shkodrës. Ka qenë shumë serioze bashkia gjatë atyre ditëve dhe nuk ka pas asnjë përgjigje zyrtare nga policia e shtetit, që vendosi të zbatojë urdhra politikë, në kundërshtim me dekretin e presidentit. Po të kishte pas komunikim normal, ngjarjet nuk do kishin ndodhur”, shtoi Spahia.

e.t./dita

Share This Article
4 Comments
  • Z.Spahija me dy fjale due me te kundershtue.Ne raste se demokratet te jene si puna e jote dhe e ndonje tjetri me mire mos qofshim se e dhite token e zotit

  • Shko mor klluf, “me nder” demokrat. Prefsha koken une ne di ti cfare eshte demokracia apo shteti. Fillimisht, shko meso se si perdoret stetoskopi, se ke studiuar 5 vjet per t’u bere mjek, pastaj te siguroj une qe do t’i kuptosh …. I thua vehtes mjek ti me ate sjellje dhe “llape” qe perdor….une nuk do te te vija as brigadier, pika qe s’te bie…. kultura jote….e tmerruat kete popull dhe vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *