Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Përshëndetje Dita jonë! Gjithmonë kur në Kuvend është Berisha, gjysmën e kohës flet e akuzon e shpif për këdo, e bën se askush nuk e ndalon. Si ka mundësi që Partia Socialiste nuk ka asnjë përfaqësues në drejtimin e seancave parlamentare? As z.Meta, për arsye që dihen, as z.Dule, deputet i vetëm nuk ka interes të zbatojë rregulloren e Kuvendit kur e shkel plaku Mere, se nënkryetari tjetër është i veti. A nuk ju kujtohet në parlamentin e Jozefinës, në raste shumë të rralla drejtonte seancat parlamentare përfaqësuesi i opozitës. Z.Rama të paktën ta marrë nënkryetarin e Kuvendit edhe me kosto, duke i dhënë Dules një post tjetër, kur nuk ka këllqe ta çojë prapa hekurave Berishën. Respekte nga Ismaili, Fushë Krujë.
